Mësimi elektronik

Metodat e të mësuarit në internet që mund të përdorni në klasën tuaj virtuale

"Mësimi në internet është riimagjinimi i procesit mësimor që maksimizon softuerin e klasës virtuale në dispozicion për të angazhuar plotësisht nxënësit në lëndë të ndryshme mësimore, sipas kurrikulave lëndore dhe ndërlëndorë" - Material nga Florinda Palaj

Mësimi është një njohuri ose aftësi e fituar përmes studimit dhe përvojes. Mësimi në internet është riimagjinimi i procesit mësimor që maksimizon softuerin e klasës virtuale në dispozicion për të angazhuar plotësisht nxënësit në lëndë të ndryshme mësimore, sipas kurrikulave lëndore dhe ndërlëndorë. Ky mjedis sjell fleksibilitet në proces lidhur me planifikimin, disponueshmërinë e përmbajtjes dhe strukturat, gjë që lejon nxënësit të studiojnë materialin mësimor që ju jepet online.

 

Cilat janë elementet e mësimit elektronik?

Elementet e mësimit elektronik përfshijnë faktorë të ngjashëm siç janë: 

• Motivimi.

• Stimulimi i përmbajtjes.

• Mundësite për të aplikuar arsimin.


Vlerësimi, i cili mund të përbehet nga kuize, teste dhe demonstrime të cilat të çojnë tek notat që mbështesin arritjen e një linje apo periudhe mësimore. Me mësimin në internet, ku angazhimi i mësuesve është gjithashtu thelbësor, shkon drejt qëllimit që ka arsimimi i nxënësve.


Cilat janë përfitimet e nxënësve në internet ?


Të dy instruktorët edhe nxënësi edhe mësuesi, përfitojnë nga mundësite e mësimit online dhe ka një efikasitet të lartë në përqëndrimin e marrjes së koncepteve dhe leksioneve. Edhe nxënësit më pak të përgatitur, tregojnë një nivel të arritjes së mësimit, që bëhët realitet në klasë. Ky mësim online është i dobishëm dhe me anë të procesit të të menduarit, realizohet edhe objektivi, edhe qëllimi i orës mësimore që ka mësuesi për lëndën mësimore. Menaxhimi i përmirësuar i kohës, i cili i lejon nxënësit të mësojë, bën që nxënësi të jetë njëkohësisht me familjen, edhe të bëjë karrierë, edhe të plotësoje hobe të tjera. Gjithashtu mësuesi duke respektuar fazat e orës mësimore dhe pritshmëritë e duhura, realizon dhe rrit sigurinë e punës së tij. 


    

Metodologjia e të mësuarit në internet


Ekzistojnë disa metoda për të zhvilluar klasa në internet dhe këto varen nga tema mësimore, kërkesat e organizimit të orës që kanë lidhje me kërkesat e nxënësve. Metodat mund të imitojnë klasat aktuale, me pjesmarrje të kërkuara në kohë të veçanta, të cilat mund të jenë të vetehapura ose të përziera dhe të përdorin një shumëllojshmëri të mjeteve për të angazhuar nxënësit që të punojnë në mënyrë të pavarur apo në grupe. Mund të jenë metoda që komentojnë me ose mesazhe. Shpesh ka tabela diskutimesh interaktive që nxisin ndërveprime tek nxënësit. Komunikimi me email me mësuesen, janë pjesë e këtij procesi. Mjetet bashkëpunuese, të tilla si google drive, mund të përdoren për kordinimin e projekteve në grup ose aktivitete të tjera të ndërlidhura. Ofrohen edhe qëndra referimesh, ku mund të marrin informacion shtesë. Por ka raste që mund të ketë edhe konkurenca video audio. Mësimi ka në qënder nxënësin, pasi mësuesi dhe nxënësi janë në platformën e të mësuarit njëkohësisht, në të njëjtën kohë, por vetë që mësuesi është ai që jep ligjërimin në fillim. Procesi i të mësuarit është edhe live edhe nxënësit mund të bejnë pyetje në kohë reale. Mësuesit bëjnë pastime, shënime leksionesh dhe material të tjera për nxënësit që nuk janë në gjendje të marrin pjesë për momentin. Por për teste dhe kuize, oraret vendosen në platform të standartizuara, ku testet jepen dhe plotësohen online brenda një strukture individuale por që është ne dijeni vetëm mësuesi, ku ka mundësi të kontrollojë në bazë të procedurave kompjuterike, me të shkruarit direkt në tastet e kompjuterit, ku mendja e nxënësit është e përqendruar tek provimi dhe jo kopja apo ndonjë veprim tjetër. Mësimet online ka vite që janë aplikuar, në shtetet e ndryshme të botës, ku në fund janë certefikuar nga zyrat shkollore apo kolegjeve online. 


Nga FLORINDA PALAJ



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

13,279 Lexime
4 vjet më parë