PERSONALITET LETRAR

Miti, një forcë lëvizëse në veprën e Kadaresë

Cili është raporti që Kadare ka me tokën shqiptare dhe si shfaqet ky raport? Kadare njihet për rifunksionalizimet e mitit në gjithë korpusin e tij krijues, duke rimarrë personazhe, motive, ngjarje, simbole, të cilat marrin përmasa të reja.

Ismail Kadare është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë. Nisi të shkruajë që në moshë të re, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas prozë, duke u bërë prozatori më i madh shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme. Ai është përfaqësuesi kryesor i letërsisë shqipe në botë. 


Shkrimtari shqiptar me famë botërore, u shmang nga realizmi socialist, dhe veprat e tij u përkthyen nga kritikët dhe lexuesit anembanë botës. Ai krijoi një vepër me karakter universal, por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Shkrimtari i lindur në Gjirokastër, konsiderohet si një nga kolosët e letërsisë shqipe dhe jo vetëm.  


Por, cili është raporti që Kadare ka me tokën shqiptare dhe si shfaqet ky raport? Kadare njihet për rifunksionalizimet e mitit në gjithë korpusin e tij krijues, duke rimarrë personazhe, motive, ngjarje, simbole, të cilat marrin përmasa të reja. Legjendat, baladat, gojëdhënat, mitet përftohen përmes simbolit, metaforës, alegorisë, groteskut. Janë pikërisht figurat që mundësojnë rifunksionalizimin e tyre.


Rrëfimi i tij është një përpjekje e vazhdueshme për t’iu rikthyer së shkuarës, për të mësuar se çka ndodhur në të shkuarën. Krijimtaria popullore ka qenë gjithnjë burim për letërsinë e shkruar, ku shumë autorë i kanë kthyer sytë.


Miti, një element mjaft specifik në veprën e Kadaresë është një forcë lëvizëse tejet specifike. Sistemi i veprës së tij ndërtohet mbi këtë bazë, por tashmë ka një funksion tejet metaforik. Të gjithë lelementët si tekstorë, ashtu edhe ato jashtëtekstorë i shërbejnë këtij qëllimi. Në dramën moderne krijuesit i kanë rimarrë mitet duke inkuadruar imazhe surrealiste, ekspresioniste e absurde. Këtë e gjejmë kryesisht tek Kadareja, i cili njihet per universalitetin në veprën e tij. 


Kjo e ka bërë Kadarenë fitues të shumë çmimeve. Në vitin 2017, ai ka rrëmbyer titullin prestigjioz “Komandant i Legjionit të Nderit”, ndërsa sot, ai renditet në mesin e mbi 200 personaliteteve botërore, të cilët kanë marrë vlerësim dhe janë çmuar nga shteti i Francës.



Studimet për të janë të shumta. Ju ftojmë të lexoni studimin nga Anastas Kapurani, “Liria e fjalës së penguar”, sjellë nga Albas. 

Librin mund ta gjeni këtu: https://albas.al/botime/kadare-ose-liria-e-fjales-se-penguar/

 


Analizë nga Ueda Koçi, studente e Letërsisë në Universitetin e Tiranës

Përgatiti për publikim Parajsa Shtini

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

550 Lexime
10 muaj më parë