Lojëra

Mos qëndroni para kompjuterit, këto lojëra janë më argëuese

Sot teknologjia ka bërë që të gjithë të ulen para kompjuterit dhe të zgjedhin të luajnë e të argëtohen duke qëndruar ulur! Ndoshta është koha që prindërit të nxisin fëmijët të jenë më aktiv

Duket sikur gjithçka ka ndryshuar. E nëse hedh sytë përqark nuk gjen gjurmë të së kaluarës. Nuk shikon më fëmijë teksa lozin para pallatit, kërcejnë në litar, luajnë kukafshehti, me peta... lojëra që dikur ishin shumë popullore për fëmijët.

Sot teknologjia ka bërë që të gjithë të ulen para kompjuterit dhe të zgjedhin të luajnë e të argëtohen duke qëndruar ulur! Ndoshta është koha që prindërit të nxisin fëmijët të jenë më aktiv dhe të merren më shumë me lojëra "të vërteta".

Shikojmë që prindërit janë më “praktik” duke iu dhënë fëmijëve telefonin të luajnë ndërsa ata mbeten të lirë pas kësaj.

Më poshtë ju tregojmë se si mund të luani me karrige, kapi macja miun, letra në postë dhe kaluçi.

Loja me karrige

• Që të luajmë këtë lojë nevojitet një karrike më pak se numri i personave që do të luajnë. Karriget vendosen ngjitur me njëra-tjetrën. Zakonisht në sfond është një muzikë. Të gjithë ecin rreth karrigeve sipasa ritmit të muzikës, sapo ndalon muzika, të gjithë ulen, ai që mbetet pa ulur, merr nje karrige dhe largohet, të tjerët vijojnë lojën. Ai që mbetet në fund i ulur në karrige është fituesi i lojës.  

Macja dhe miu

Lojtarët kapen për duarsh dhe formojnë një rreth. Në mes tërrethit qëndron miu dhe jashtë tij qendron macja. Miu vrapon macja e ndjek,hërë brënda rrethit e hërë jashtë rrethit. Lojtarët e rrethit mbajnë anën emiut dhe sa hërë qe miu do të kalojë ndërmjet tyre ato i ngrenë duart që

miu të kalojë sa më kollaj. Në të kundërt ato i ulinduart poshtë dhe afrohen pranë njeri-tjetrit kur macja don të kalojë. Pasimacja e kap miun atëherë zgjidhet një çift tjetër.

Letra në postë

Lojtarët ulen në formë rrethi dhe vetëm njëri që vrapon rreth tyre hedh pa u vënë re një shami prapa ndonjërit. Sapo tjetri e vë re ngrihet menjëherë dhe vrapon që të arrijë atë që i ra “shamia”. Kush arrin i pari vendin bosh, ulet. Tjetri vazhdon sërish me shaminë.

Kaluçi 

Para çdo skuadre në distancë të shkurtër qëndron një pengesë. Një lojtar si “kalauç” (këmbët përkulura lehtë, trupi i përkulur 90°, duart vendosen në gjunj). Pak pas tij qëndron një flamur.

Pasi i pari të ketë kaluar “kaluçin”, niset i dyti. Pasi të jetë rrotulluar pas flamurit lojtari shkon në fund të rreshtit. Kur të kenë mbaruar të gjithë, rifillon loja.

Shikoni fotot e mëposhtme për të parë disa lojëra të “vërteta”, lojëra nga ato që të bëjnë të qeshësh, të djersish...

Lojë, fëmijët ndahen në dy grupe, vihen përballë njëra-tjetrës, ajo skuadër që tërheq tjetrën nëpërmjet litarit fiton lojën.

Loja me llastiqe.

Kërcim në litar.

Lojë me disqet e biçikletave.

Loja me peta.

"Luftë" me shpata druri.

Loja me shami.

Loja kukafshehti.

Loja kaladibrançe

4,984 Lexime
3 vjet më parë