
Muzika apo qetësia për të mësuar?
Sipas kërkimeve të disa psikologëve ka rezultuar se nxënësit i përvetësojnë më mirë mësimet kur në sfond ka muzikë dhe jo qetësi. Kjo nuk varet nga tingujt muzikor se sa nga niveli i madh i aktivizimit të trurit dhe përqendrimi i shkaktuar nga dëgjimi.
Qetësia në dhomë nuk është e “artë” për të studiuar e mbi të gjitha për të bërë llogaritje aritmetike. Në fakt, sipas një kërkimi të departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Milanos – “Bicocca”, për nxënësit do të ishte më e dobishme zhurma e shiut ose muzika në sfond se sa një ambient me qetësi të madhe. Kjo sipas tyre do të rriste kryesisht përqendrimin përgjatë kohës që fëmijët bëjnë detyrat e shkollës në shtëpi.
Grupi i kërkimit, i koordinuar nga neuroshkenctarja Alice Mado Proverbio, ka shqyrtuar ndikimin e ushtruar nga lloje të ndryshme këngësh (ritmike, të qeta) apo tingujsh natyror (shiu, valët e detit) teksa nxënësit ishin duke lexuar fillimisht në qetësi. Nga studimi doli se qetësia ishte joproduktive kur nxënësit e përfshirë në studim duhet të çonin deri në fund llogaritjet aritmetike: ishin më të avasht dhe gabonim më shumë. Ndërkohë e kundërta ndodhte kur ata bënin detyrat dhe në sfond kishte muzikë: ishin më të përqendruar dhe i mbaronin detyrat më shpejtë dhe në mënyrë më pak të lodhshme. Studiuesit konstatuan se kjo nuk varet shumë nga llojet e tingujve muzikor se sa nga niveli i madh i aktivizimit të trurit dhe përqendrimi i shkaktuar nga dëgjimi.
Alice Mado Proverbio shpjegoi se rezultati i hulumtimit erdhi nga fakti se "luhatjet e ritmit të sfondit të elektroencefalogramit (EEG) mund të sinkronizohen me frekuencën e stimulimit të dëgjimit. Kështu që, sa më shumë të rritet frekuenca e EEG aq më shumë qëndrojmë të kthjellët, reagues dhe të përqendruar”.
E thënë nga këta studiues, provoni dhe ju të vendosni muzikë klasike ndërsa nxënësit apo fëmijët tuaj bëjnë detyrat, e veçanërisht ato të matematikës, për të parë rezultatin!
(Përgatiti: Nanila Biçaku, Portali Shkollor)
Lamtumirë Prof.Dr. Selman Sheme, një jetë përkushtuar shkencës dhe çështjes çame
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Rita Petro në zemër të lexuesve, në Gjenevë