DHJETORI I DHURATAVE

Në një vit të vështirë shkollor, gëzojini mësuesit me dhurata simbolike

Mësuesit vlerësojnë çdo dhuratë të vogël që marrin. Nëse dëshironi t'i tregoni edukatorit tuaj të preferuar një vlerësim, veçanërisht gjatë këtij viti sfidues, lumurojini me gjeste të vogla mirënjohje dhe dashamirësie.

Mësuesit vlerësojnë çdo dhuratë të vogël që marrin. Nëse dëshironi t'i tregoni edukatorit tuaj të preferuar një vlerësim, veçanërisht gjatë këtij viti sfidues, lumurojini me gjeste të vogla mirënjohje dhe dashamirësie.


1. Mbajtës për pastrimin e duarve


Edhe para pandemisë, mësuesit përdornin shumë higjenizues për shkak të shkumësit. Tani të gjithë kanë detyrimin ta përdorin, ndaj kjo dhuratë është shumë funksionale.

2. Krem duarsh


Për shkak të shkumësit dhe përdorimit të higjenizuesit është shumë e rëndësishme që mësuesit të përdorin zbutës për duart. Nëse ia njihni aromën e preferuar akoma më mirë. 

3. Çorape të leshta


Një nga përfitimet e vogla të mësimdhënies nga shtëpia është se mësuesit mund të veshin çorape të leshta ndërsa punojnë. Ata do ta vlerësojnë shumë këtë dhuratë të këndshme. 

4. Një çokollatë


Kafeja dhe çokollata besojmë janë shoqëruesit më besnikë në një ditë të ngarkuar. Ëmbëlsoni mësuesit tuaj. 

Një shënim falenderimi


Shumica e mësuesve vlerësojnë një shënim falenderimi më shumë se çdo dhuratë tjetër. Ajo i ngre moralisht dhe i motivon në punën e tyre të përditshme. 

Burimi: https://www.weareteachers.com/best-gifts-for-teachers/


Përgatiti për publikim P.Shtini

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,244 Lexime
11 muaj më parë