“Nëntori i kuq”, poezi nga Dritan Staro dedikuar 28 Nëntorit
Frymëzuar nga veprimtaritë e Nëntorit dhe puna e nxënësve, mësuesi Dritan Staro na përcjell një poezi dedikuar 28 Nëntorit. Një mesazh i ndjerë për historinë, flamurin dhe sakrificën që solli lirinë, duke na rikujtuar krenarinë kombëtare.
Shkruar nga Dritan Staro
Nëntori i kuq
Erdhi nëntori i kuq, me vjeshtën kaluar
Me ngjyrën e verdhë, e pemët pa fletë
Me ditët e veta në skuadër rreshtuar
E midis tyre të kuqen, njëzet e tetë
Në këtë datë historike, plaku i mirë
Nga ballkoni në Vlorë, valviti flamurë
Shqiponja krenare fluturoi lart, e lirë
Në robëri, për të mos qenë kurrë.
Lirinë me gjak e fituam, askush s'na i fali
Ajo erdhi e brishtë, foshnjë e pa rritur
Të kujtojmë e falemi përjetë, Ismail Qemali
Që historinë e qëndise, e bëre të ndritur!
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Të gjithë jemi të ndryshëm, por jemi të barabartë
Ja çfarë duhet të dijë një fëmijë para se të bëhet 10 vjeç