Nxënësit e klasës së gjashtë vizitojnë Urën e Tabakëve
Projekti “Të lexojmë qytetin” ka si qëllim njohjen e nxënësve të shkollave 9-vjeçare me qendrat, objektet, monumentet kulturore të qytetit të Tiranës dhe informimin për to nëpërmjet librit.
Nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës “Vasil Shanto” vizituan Urën e Tabakëve në kuadër të projektit “Të lexojmë qytetin”, të realizuar nga Ministria e Kulturës dhe nga Shtëpia Botuese Albas.
Nxënësit u njohën me historinë e Urës së Tabakëve, kuriozitete rreth saj dhe arsyet përse kjo urë mori këtë emër.
Ura e Tabakëve është një monument kulture i ndërtuar në Tiranë në shekullin e XVII-XVIII. Kjo urë me lartësi 7 metër e gjysëm e mori këtë emër për shkak të pozitës së veçantë të esnafit të Tabakëve në jetën ekonomike dhe shoqërore të Tiranës.
Ura e Tabakëve ka një strukturë të gurtë, të formuar me dy harqe dhe e shtruar me kalldrëm. Lartësia nga niveli i ujit ishte 3,5 metra. Kalldrëmi i urës me gjerësi 2,5 metra, është ndërtuar me gurë lumi të vendosur pa ndonjë rregull. Në të dy anët e harkut kryesor janë ndërtuar 2 harqe në formë segmentesh rrethore me hapësirë të vogël.
Përveç rrugës Egnatia, një aks tjetër i rëndsishëm ishte ai që lidhte Tiranën me malësinë e saj. Ajo quhet “Rruga e Shëngjergjit”. Kjo rrugë kalonte në pjesën lindore të Tiranës, në Priskë të Madhe, Qafë Priskë, Domje, Shëngjergj, e më tej vazhdonte në Bizë, Martanesh, Zerqan e deri në Dibër të Madhe. Kjo rrugë shërbente për lëvizjen nga këto krahina malore të karvaneve me prodhime blegtorale.
Projekti “Të lexojmë qytetin” ka si qëllim njohjen e nxënësve të shkollave 9-vjeçare me qendrat, objektet, monumentet kulturore të qytetit të Tiranës dhe informimin për to nëpërmjet librit.
Nxënësit ftohen të vizitojnë një objekt kulturor në Tiranë. Pasi njihen nga afër me objektin e përzgjedhur, te nxënësit lind kureshtja për të ditur më shumë rreth tij. Kështu nxënësit drejtohen në bibliotekat e lagjeve apo të qytetit dhe kërkojnë më shumë informacione.
8 Dhjetori – Dita e Rinisë, një ngjarje e paharruar e studentëve shqiptarë
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Këto njëzet pyetje ndihmojnë secilin prej jush të bëhet punonjës bibliotekash