Nxënësja sfidon ujësjellësin, shpik ujin e rrjedhshëm...

Ndërprerja e paprecedentë e ujit në shumë zona të Tiranës, pas një defekti të rëndë në ujëmbledhësin e Bovillës, rëndoi shumë jetën e banorëve të saj

Ndërprerja e paprecedentë e ujit në shumë zona të Tiranës, pas një defekti të rëndë në ujëmbledhësin e Bovillës, rëndoi shumë jetën e banorëve të saj. Dhjetëra mijëra banorë kufizuan aktivitetet e përditshme, në mungesë të ujit të rrjedhshëm nëpër rubinete.

Shumë të tjerë përdorën rrjetet sociale për të shfryrë dufin ndaj bashkisë dhe Ujësjellësit. Por një nxënëse 12-vjeçare e ka sfiduar mungesën e ujit në rubinet, për të sajuar rrjedhjen e ujit në tualet, duke përdorur imagjinatën.

Xhulia Jasimi, nxënëse në klasën e 7-të te shkolla “E kuqe” në Tiranë, përdori një bidon uji, 0.5 litër, dhe ca mjete ndihmëse për të krijuar një mekanizëm që do t’i lejonte asaj të lante duart në lavaman.

Shpikja e 12-vjeçares është e thjeshtë, por edhe shumë praktike dhe me kosto zero. Video e hedhur online ka marrë shumë pëlqime dhe shpërndarje nga shokët e saj të shkollës.

2,261 Lexime
8 vjet më parë