Opera “La boheme” në skenën e TKOBAP

Opera “La Boheme” e Giacomo Puçini-t do të ngjitet në skenën e TKOBAP në datat 19, 22 dhe 24 Dhjetor 2015, Ora 19:00.

Opera “La Boheme” e Giacomo Puçini-t do të ngjitet në skenën e TKOBAP në datat 19, 22 dhe 24 Dhjetor 2015, Ora 19:00. “Data 19 është provë gjenerale, që do të jetë e hapur për publikun, falas”, njofton zëdhënësja e institucionit. “La Boheme” është një nga veprat më të mëdha të teatrit operistik botëror.

Ajo është  vendosur në skenë në vitin 1896. “La Boheme” do të ngjitet në skenë nga solistët tanë si Eva Golemi, Armando Likaj, Dorina Selimaj, Ramona Tullumani, Sidrit Bejleri, etj. Në rolin e Rodolfos do të jetë tenori i ftuar Jenish Ysmanov dhe në rolin e Colline, baritoni.

Orkestra e TKOB do të drejtohet nga dirigjenti Francesco Cilluffo. Regjisor do të jetë Andrea De Manincor. Ky produksion do të sjell për publikun, skenografinë dhe kostumet e premierës së vitit 1971. Historia që zhvillohet në këtë opera me 4 akte është frymëzuar nga romani i Henri Murger, i cili portretizon jetën e disa të rinjve bohemianë që jetojnë në Lagjen Latine në Parisin e vitit 1940.

Në qendër është historia e dashurisë mes Rodolfos (poet) dhe Mimisë (rrobaqepëse) të cilët përpiqen që t’i mbijetojnë varfërisë. Vepra gjithashtu portretizon ndjenja humane të dashurisë, miqësisë dhe solidaritetit njerëzor.

(Shqiptarja.com)

433 Lexime
3 vjet më parë