“Oskari dhe tezja Rozë”, rikthehet në skenë Roza Anagnosti
Historia është shkruar nga Eric-Emmanuel Schmitt dhe dramatizuar nga Chris Simion- Mercurian e cila do të vijë në skenën e Teatrit Eksperimental nën regjinë e Kiço Londo si premierë më 13 dhe 14 Tetor ora 19:00.
“Oskari dhe tezja Rozë” është vepra që rikthen në skenë aktoren e njohur Roza Anagnosti. Vepra tregon historinë e Oskarit një djalë i vogël dhjetëvjeçar që jeton në spitalin e fëmijëve sepse vuan nga leucemia.
As mjekët, as prindërit e tij nuk guxojnë t’i thonë të vërtetën mbi sëmundjen e tij. Por ja ku shfaqet teze Roza, në dukje një grua e ashpër, me karakter shpërthyes, por që fillon të bisedojë me të drejtpërdrejt. Për ta argëtuar pak Oskarin, Roza i propozon një lojë: të sillej sikur çdo ditë e jetës së tij vlente sa për 10 vjet.
Në këtë mënyrë ajo i ofron mundësinë të jetojë gjithë jetën për disa ditë. Duke e përshpejtuar jetën e Oskarit, autori do të në bëjë të kuptojmë që nuk jemi të përjetshëm dhe duhet të meritojmë dhe gëzojmë çdo moment të jetës. Tezja Rozë i këshillon gjithashtu t’i shkruajë Zotit, për t’u ndier më mirë. Edhe pse nuk beson vërtet në Zot, ai fillon t’i shkruajë letra dhe t’i kërkojë çdo ditë nga një dëshirë të plotësuar.
Në letrat për Zotin, Oskarin flet edhe për dhimbjet, për prindërit, për shokët dhe shoqet në spital, për shqetësimet, gëzimet e tij, dashurinë e tij të parë, kohën që kalon…
Kjo është historia e shkruar nga Eric-Emmanuel Schmitt dhe dramatizuar nga Chris Simion- Mercurian e cila do të vijë në skenën e Teatrit Eksperimental nën regjinë e Kiço Londo si premierë më 13 dhe 14 Tetor ora 19:00. Vepra është përkthyer nga Kopi Kyçyku ndërsa kostumografe është Klaudia Ndreshaj. Në role interpretojnë aktorët Roza Anagnosti, Franc Bregu, Françeska Hysi dhe Juxhin Plovishti.
(Portali Shkollor)
“K’cimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e UNESCO-s
Myzejen Mullaj, sopranoja dhe pedagogia që eci me modesti në rrugën e vështirë të artit shqiptar
Shënohet 22 nëntori, dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe