MESAZHE JETE

Pasuri dhe mirëqenie apo lumturi dhe shëndet?

Bëje të lumtur dikë qoftë edhe me një mbështetje morale sepse mbase ajo është e vetmja që i duhet dhe mos përdor pasurinë për të mbushur shpirtin e dikujt që ka nevojë primare “mbështetjen’’.

Jeta nuk mund të t’i ofroj të gjitha dhe kjo gjë dihet.


Ajo çfarë shton kureshtjen tek disa është pikërisht mungesa e njërës apo tjetrës gjë. Kush ka provuar të gjitha mënyrat e të qenurit i pasur dhe me mirëqenie në fakt i ka munguar diçka “lumturia”.


Janë të rrallë ata të cilët gëzojnë pasuri e lumturi njëkohësisht, sepse lumturia e vërtetë është të kesh pranë njerëzit që do dhe të mirëkuptohesh gjithmonë me ta!


Janë të rrallë po ashtu edhe ata të cilët kur arrijnë shkallën e lartë të të qenurit të pasur, shohin të tjerët rreth vetes. 


Madje tregohen indiferent, shtypës e mospërfillës.


Dhe pse ndodh kjo?!

Pikërisht sepse pasuria i ka zënë sytë dhe i ka pushtuar zemrën, gjë që nuk i lejon të shohin përreth.

Sot janë të pasur dhe nuk kthejnë kokën mbrapa por shohin si e si t’a shtojnë atë që kanë.

Nuk është gabim të jesh i pasur, por gabim është kur je i/e tillë dhe egoja që ke të mbërthen shpirtin e harron kush je dhe nga je...!


Pothuajse të rrallë janë ata të cilët bëjnë akte humane apo bamirësi, mbase janë ata të cilët kanë vuajtur edhe e dinë çfarë është të jesh “një shkallë poshtë të tjerëve”.

Unë do thosha që çdo njeri nuk duhet të harroj qoftë të mirën apo të keqen, por nuk duhet të harroj që mbi të gjitha është njeri.

Ashtu siç ka ardhur në këtë botë ashtu edhe do të ik.

E shijon jetën kur përjeton çaste lumturie dhe kur ke pranë njerëzit që do por mbi të gjitha kur gëzon shëndet të plotë.

Pa atë nuk shkon dot as deri në pragun e shtëpisë.


Është bërë nevojë sot që të kesh të ardhura për të mbijetuar dhe kjo është normale por termi “pasuri” është aq i vrazhdë saqë vetëm kur e dëgjojnë disa mendojnë që kanë gjithçka.

Jo, jo nuk ke gjithçka sepse me atë nuk blen dot as dashurin, as jetën, as njerëz dhe as atë që quhet lumturi.


Jeto aq sa mundesh por mos harro të jetosh si njeri e jo si një qenie materialiste që ka vetëm ego “materiale”. Duaji ata që të duan edhe harro ata që nuk të duan.


Pasuria e vërtetë ndodhet në shpirt dhe është e vërtetë që njerëzit me shpirt të madh vuajnë, por një ditë do të shpërblehen. Bëje të lumtur dikë qoftë edhe me një mbështetje morale sepse mbase ajo është e vetmja që i duhet dhe mos përdor pasurinë për të mbushur shpirtin e dikujt që ka nevojë primare “mbështetjen’’. Duaj, respekto dhe tregohu mirënjohës edhe sikur të jesh në majat e suksesit dhe luksit sepse vetëm atëherë do ndjehesh i plotësuar!



Shkruar nga Ermira Hysa


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,740 Lexime
2 vjet më parë