Fëmijë të lumtur

Pesë lojëra për fëmijë që çdo dado duhet t’i dijë

Fëmijëria është një kohë e veçantë në jetë. Një kohë zbulimi, loje, mrekullie dhe argëtimi me botën, teksa fëmija vazhdon të njohë atë që e rrethon. Ndaj është e rëndësishme që ai të kalojë një kohë produktive me këdo qoftë. Bëjini ata të ndihen të lumtur, me vetëm disa lojëra.

Është më se e natyrshme që fëmijët të mërziten kur kalojnë kohë me dado, përderisa nuk kanë pranë prindërit e tyre. Sidomos kur është hera e parë që për ta do të kujdeset një dado. Ndaj është e rëndësishme që të dini lojëra për fëmijë dhe aktivitete të ndryshme në mënyrë që ata mos të mërziten.


Nxitini ata të luajnë lojëra të vjetra dhe atraktive si kukafshehthi. Në këtë mënyrë ata do të fokusohen në argëtim dhe do të harrojnë mërzitjen dhe faktin që nuk i kanë prindërit afër.


Më poshtë po ju sjellim disa lojëra dhe aktivitete për të kaluar një kohë të mirë me fëmijët.


1. Puzzle 

Merr me vete disa puzzle të përshtatshme për moshën e fëmijëve. Puzzle mund të mos jetë aktiviteti i parë që zgjidhni por është me të vërtetë njëra ndër lojërat më edukative, bashkëpunuese, dhe të dobishme. Përfundimi i një puzzle bashkë me fëmijët do të ju jap atyre ndjenjën e një arritje, dhe pastaj do të kenë konfidencën për të qëndruar më lirshëm me ju.


2. Tregojuni atyre përralla

Tregimi i përrallave i nxit fëmijët që të mbajnë vëmendje dhe të fokusohen për një periudhë te gjatë kohore. Kjo gjithashtu ndihmon memorien e tyre, pasi ata duhet të mbajnë në mend karakteret e historisë, dhe gjithashtu i nxit ata të mendojnë se çfarë mundë të ndodhë në përfundim të përrallës.


3. Kukafshehthi

Luani kukafshehthi pasi ato shquhen si lojëra reale dhe shumë atraktive, ndaj përdor ide klasike.


4. Loja me tërheqje (litar)

Nëse jeni duke u kujdesur për më shumë fëmijë atëherë kjo është loja e duhur për ju. Do ju duhet vetëm një litar, dhe vizatoni një vijë në mes të tyre kështu të dy palët e tërheqin litarin deri sa njëra e shkel vijën në mes. 


5. Loja e Pastrimit

Pasi keni kaluar një kohë të mirë së bashku përreth shtëpisë domosdo ka një rrëmujë të madhe apo jo? Nuk ka asgjë gabim aty përderisa ju siguroheni që fëmijët ta pastrojnë rrëmujën para se prindërit të arrijnë. Bëni një garë për të parë se kush i vendos në vend më shumë lojëra për një kohë të caktuar. Fëmijët e të gjitha moshave i adhurojnë garat dhe ka shumë mundësi që ata nuk do të vërejnë që janë duke pastruar rrëmujën e tyre.



© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,754 Lexime
3 vjet më parë