Lodrat PINO

PINO, dru i shëndetshëm për lojëra të shëndetshme

Lodrat PINO janë të ndërtuara prej druri natyror, i parrezikshëm për shëndetin e fëmijëve. Druri i përdorur për ndërtimin e lodrave është i cilësisë së lartë, me aromë të lehtë, me sipërfaqe të lëmuar dhe me viza të padëmshme.

Loja është një nga elementët më të rëndësishme në rritjen e fëmijës. Duke u kënaqur dhe zbavitur gjatë lojës, fëmijët mësojnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre psikofizike, marrin njohuri, të cilat i shfaqin në mjedisin e tyre dhe në botën që i rrethon.


Lodrat didaktike, siç janë PINO-t radhitëse, nxitin kujtesën në matematikë dhe zhvillojnë inteligjencën fëmijërore.


Është shumë e rëndësishme që lodrat të jenë të sigurta. Lodrat PINO janë të ndërtuara prej druri natyror, i parrezikshëm për shëndetin e fëmijëve. Druri i përdorur për ndërtimin e lodrave është i cilësisë së lartë, me aromë të lehtë, me sipërfaqe të lëmuar dhe me viza të padëmshme.


Cilësinë dhe sigurinë e produkteve PINO e kontrollojnë laboratorët e certifikuar. 

Përmes lodrave PINO fëmijët, që foshnjë e deri në moshë shkollore, marrin njohuri të gjithanshme, si për shkronjat, numrat, natyrën, profesionet etj. Shumëllojshmëria e tematikës, e formës dhe e funksionit të tyre, zhdërvjelltësojnë aftësitë motorike e logjike të fëmijës.


PINO është lidhja krijuese dhe arsimore mes fëmijëve dhe natyrës. Si pema që lidhet me tokën nëpërmjet rrënjëve të saj për t’u rritur dhe zhvilluar, ashtu edhe fëmijët kanë nevojë për të formuar bazën e zhvillimit të tyre të ardhshëm që në fëmijëri nëpërmjet lojës. Një nevojë instiktive për krijimin e afërsisë me natyrën përmes aktiviteteve; ata luajnë me rërë dhe guralecë që janë të nevojshme dhe frymëzues për zhvillimin e krijimtarisë dhe imagjinatës dhe kjo është në natyrën e fëmijëve.


Nëse dëshironi të shihni më konkretisht lodrat PINO për grupmosha të ndryshme dhe të njiheni me çmimet e tyre përkatëse ju mund të klikoni në këtë link: https://albas.al/wp-content/uploads/2019/11/Katalogu-Pino-2020.pdf



(Portali Shkollor)

4,200 Lexime
4 vjet më parë