Profil

Poezi nga nxënësja Steisi Ndoni, talenti i vogël me ëndrra të mëdha

Steisi Ndoni është nxënëse në klasën V-A në shkollën “Aleks Buda” Cërrik. Ajo ka rezultate të shkëlqyera në mësime, merr pjesë në konkurse dhe krijon poezi, ese e piktura. Ëndërron të bëhet arkitekte, ndërsa familja është mbështetja e saj më e madhe.

Steisi Ndoni është një nxënëse e klasës së V-A në shkollën “Aleks Buda” në Cërrik. Ajo është e njohur për rezultatet e saj të shkëlqyera në mësime dhe për përfshirjen aktive në konkurse shkollore dhe jashtëshkollore. Hobi i saj kryesor është krijimtaria letrare, ndaj dhe lënda e saj e preferuar është gjuha shqipe. Steisi ka talent në të shkruar dhe krijon ese e poezi me ndjenjë dhe përkushtim. Ajo gjithashtu ka një prirje të veçantë për artin pamor, duke pikturuar dhe marrë certifikata vlerësimi në konkurse të zhvilluara në shkollë. Ëndrra e saj është të studiojë për arkitekturë në të ardhmen, dhe beson se me punë dhe përkushtim do të arrijë ta realizojë këtë qëllim. Ajo thekson se familja ka qenë mbështetja më e madhe për të, duke i dhënë siguri dhe kurajë për të ecur përpara në jetë.




Poezi për babain


Eh baba, baba

Ti nuk e di sa të dua,

Se për mua je jetë,

Je ai që unë dua.


Shpirti e di

Sa vargje për ty krijoj,

Se je shembulli më i mirë

Të bëhem si ti ëndërroj.


Në zemër të kam

Ty, babain tim,

Më fal ngrohtësi

Kur më jep një përqafim.





Poezi për mamin


Ah moj mami,

A e di sa të dua?

Me mish e me shpirt,

E shtrenjtë do jesh për mua.


Koha do të kalojë,

Do mbeten veç kujtimet,

E zemra do të vazhdojë

Dashuri për shpirtin tënd të tregojë.


Se të dua më shumë se veten,

E pa ty s’bëj dot aspak,

Kur ti je e sëmurë,

Unë rri gjithë merak.





Poezi për vëllanë


I dashur vëlla,

Të kam brenda në zemër,

Për mua je i vetmi

Që e ke veç një emër.


Zemra më lëngon

Për ty, vëllai im,

Se ti je shumë larg,

Je në mërgim.


Me shpirt të uroj

Gjithë të mirat e kësaj bote,

Se zemra pa ty s’rreh –

Dhe këtë ta thotë motra jote.


Për mua je frymëmarrje,

Je një bekim,

Se të dua shumë,

O vëllai im.





© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

137 Lexime
7 orë më parë