POEZI

Poezia e Dritëro Agollit dedikuar bashkëshortes së tij, Sadijes

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare Sadije Agolli, bashkëshortja e shkrimtarit të shquar Dritëro Agolli. Shkrimtari ishte i lidhur fort me bashkëshorten e tij, saqë në të gjallë i kishte dedikuar asaj edhe një poezi.

Ka ndërruar jetë sot në moshën 76-vjeçare Sadije Agolli, bashkëshortja e shkrimtarit të shquar Dritëro Agolli. Shkrimtari ishte i lidhur fort me bashkëshorten e tij, saqë në të gjallë i kishte dedikuar asaj edhe një poezi.

Poezia e Dritëro Agollit dedikuar bashkëshortes Sadije:


Sikur të rrëzohet në mal ky avion,

Kur unë udhëtoj nga Greqia,

Askush s’e mbaron,

Fletorkën përgjysmë me vjershat e mia.

Atë do ta hapë Sadija e mjerë,

Padashur, ashtu kot së kotit,

Mbi vjershën e lënë përgjysmë do bjerë,

E nxehta pikëz e lotit.

Pastaj do ta nxjerrë nga çanta shaminë,

E vetme në dhomë,

Fletorkën do ta mbyllë me një psherëtimë:

” I shkreti, i linte gjërat përgjysmë gjithmonë”.


(Portali Shkollor)

2,281 Lexime
5 vjet më parë