PowerPoint, udhëzues se si përdoret hap pas hapi
Për t’jua lehtësuar punën në aspektin teknologjik, këtë herë sjellim për të gjithë ju mësues e nxënës një udhëzues se si të përdorni programin PowerPoint.
PowerPoint-i është i përbërë nga një seri slajdesh. Për të filluar krijimin e një shfaqjeje me slajde, do t'ju duhet të dini bazat e punës me vet slajdet. Ju duhet të dini bazat e përdorimit të këtij programi me detyra të tilla si shtimi i një slajdi të ri, ndryshimi i paraqitjes së një slajdi, renditja e slajdeve ekzistuese dhe shtimi i shënimeve në një slajd. Ashtu si të gjitha programet e tjera të paketës Microsoft Office edhe PowerPoint vjen në versione të ndryshme. Në këtë artikull ne kemi përdorur versionin e 2013-ës.
Në momentin e parë që do hapni programin do ju shfaqet kjo pamje:
Këtu mund të zgjidhni modele të gatshme që ju ofron paketa Office PowerPoint. Këto ju vijnë në ndihmë në rast se dëshironi të krijoni një projekt në një kohë të shkurtër dhe pa u lodhur shumë.
Gjithsesi në rast se merrni pak më shumë kohë ne ju sugjerojmë të krijoni një projekt në bazë të nevojave dhe dëshirave tuaja. Për këtë gjë klikoni mbi opsionin e parë Blank Presantation dhe do keni këtë pamje të re:
Nëse keni mbaruar me hedhjen e materialeve në slajdin e parë atëherë mund të vazhdoni me shtimin e një slidi të ri. Për të shtuar slajdin e ri, klikoni me të djathtën mbi slajdin e parë dhe zgjidhni komandën New Slide.
Për të bërë prezantimin më interesant dhe jo shumë të mërzitshëm ne ju sugjerojmë që të përdorni edhe fotografi ose imazhe të ndryshme në slajde. Gjithashtu në rast se dëshironi të shtoni tabela, grafikë apo materiale të tjera, të gjitha këto i mundëson programi PowerPoint. Për të shtuar këto shkoni në menynë Insert dhe klikoni mbi komandën Picture (në rastin tonë) dhe shkoni në folderin ku e keni të ruajtur materialin që dëshironi të shtoni në prezantim.
Në këtë mënyrë mund të shtoni tekst, fotografi, imazhe, tabela, grafikë etj. aq sa ju nevojiten për të plotësuar prezantimin tuaj. Në rast se keni një slajd që dëshironi ta fshini pasi nuk ju shërben më ose keni gabuar në diçka, shkoni në krahun e majtë të ekranit dhe klikoni me të djathtën mbi slajdin që dëshironi të fshini. Në dritaren e vogël që hapet klikoni mbi komandën Delete Slide.
Gjithashtu për të fshirë një slajd keni edhe mënyrën e thjeshtë. Zgjidhni slajdin që dëshironi të fshini dhe nga tastiera e kompjuterit shtypni butonin Delete.
Pasi të mbaroni prezantimin ruani projektin në kompjuterin tuaj. Klikoni mbi menunë File -> Save As. Më pas zgjidhni Computer dhe Browse. Në fund përzgjidhni folderin ku dëshironi të ruani materialin dhe klikoni mbi komandën Save.
Ditën që do shfaqni prezantimin ju sugjerojmë që ta paraqisni në Slide Show. Për të bërë këtë hapni prezantimin dhe klikoni mbi menynë SLIDE SHOW dhe më pas klikoni komandën From Beginning.
Në ekran do ju shfaqet kjo pamje:
Nëpërmjet kësaj ju mund të kalon slajdet me radhë vet duke klikuar mbi slajd ose duke naviguar me shigjetat në tastierë. Gjithashtu ju mund të lini të aktivizuar kalimin automatik të slajdeve.
Provoni veten
Më poshtë po ju paraqesim një shembull të një prezantimi. Ndiqni hapat e mëposhtme dhe provoni të bëni ndryshimet përkatëse.
1. Shtoni tekstin: Data: 23.10.2019 në slajdin 3.
2. Në slajdin 5, në krahë të secilës stinë, shkruani muajt përkatës.
3. Fshini slajdin 4.
4. Zhvendosni slajdin 3 në fund të prezantimit.
Në fund të këtyre hapave prezantimi duhet të duket kështu:
(Përgatiti Arnold Përlala, Portali Shkollor)
Si të shkruajmë shkronjat e gjuhës shqipe “ë”, “Ë”, “ç”, “Ç” me një tastierë italiane!
10 opsionet e tastierës që secili nga ju duhet t’i dijë
Programi Excel, përdorimi i tij hap pas hapi