Pranvera Hyseni fiton çmim prestigjioz në astronomi planetare në SHBA
Astronomja kosovare Pranvera Hyseni u nderua me çmimin "Stephen E. Dwornik" për prezantimin më të mirë në fushën e astronomisë planetare në Konferencën e Shkencave Planetare e Hënore në Teksas, SHBA, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme dhe promovuar Kosovën në shkencën ndërkombëtare.
Astronomja e njohur kosovare, Pranvera Hyseni, është shpërblyer me çmimin “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare, një nga vlerësimet më të rëndësishme për studiuesit e rinj në këtë disiplinë.
Ky çmim jepet nga Shoqata Amerikane e Gjeologjisë për prezantimin më të mirë nga një student doktorature, në kuadër të Konferencës së Shkencave Planetare dhe Hënore, e mbajtur në Teksas, SHBA.
Në këtë konferencë morën pjesë mbi 2000 studiues dhe ekspertë nga e gjithë bota, çka e bën këtë çmim një arritje të jashtëzakonshme.
Ky sukses përfaqëson një moment të rëndësishëm jo vetëm për karrierën e saj shkencore, por edhe për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të shkencës.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Pse duhet të lexosh? Këto 100 thënie për leximin janë për ty...
Georgi Gospodinov, autori i “Fizika e trishtimit”, vjen në Tiranë si i ftuar nderi i SINTRAK
Gjimnazi "Havzi Nela" i Kukësit – 70 vite traditë, arsim dhe vlera, një shkollë që ka mësuar breza dhe ka formuar një qytet