Rajmonda Mullaymeri: Përvoja më e bukur, puna me fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit

Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, mësuesja Rajmonda Mullaymeri ndan përvojën e saj në punën me fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit. Një rrëfim i ndjerë për sfidat, arritjet e vogla dhe rëndësinë e durimit, dashurisë dhe bashkëpunimit në edukimin gjithëpërfshirës.

Në 2 Prill, Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, mësuesja dhe specialistja Rajmonda Mullaymeri, Drejtuese e Rrjetit Profesional “Mësues ndihmës” në ZVAP Korçë-Pustec, ndan një reflektim të ndjerë mbi përvojën e saj shumëvjeçare në punën me fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit. Në këtë shkrim personal dhe profesional njëkohësisht, ajo sjell emocione, sfida dhe momente të vogla suksesi që e bëjnë këtë rrugëtim të veçantë, duke theksuar rëndësinë e durimit, bashkëpunimit dhe gjithëpërfshirjes në edukimin e çdo fëmije.





Nga Rajmonda Mullaymeri 

Drejtuese e Rrjetit Profesional “ Mësues ndihmës” ZVAP Korçë/Pustec


Puna me fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit ka qenë një nga përvojat më të veçanta dhe më të bukura në rrugëtimin tim profesional. Çdo fëmijë është unik dhe më ka mësuar të jem e duruar, më e vëmendshme dhe më krijuese në mënyrën se si komunikoj dhe ndërveproj meta. Nga përvoja në punën me fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit kam kuptuar se ata kanë nevojë për kohë, përkushtim, dhe profesionalizëm. Çdo arritje edhe më e vogla,ka qenë një moment shumë i rëndësishëm dhe motivues në punën time.


Si mësuese specialiste në këtë fushë dhe me një përvojë të gjatë pune, kam patur kënaqësinë të punoj me shumë fëmijë me Çrregullime të Spektrit të Autizmit, të bashkëpunoj me prindërit e tyre,me specialistë të fushës, kolegë dhe aktorë të tjerë mbështetës.


Një gjë që më pëlqen tek puna me fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit është sa të sinqerta mund të jenë ndërveprimet tona. Kam vënë re se fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit kanë një sinqeritet të mrekullueshëm dhe falin shumë dashuri. Kjo ështëpërvoja ime më e mirëpo, kërkon durim dhe përqendrim të jashtëzakonshëm për të përmbushur nevojat unike të fëmijëve. Mund të them se çdo ditë është një sfidë e ndryshme, unike dhe interesante. Një ditë nuk është kurrë e njëjtë me tjetrën. E dua këtë sepse më pëlqen shumë.


Këta fëmijë janë disa nga fëmijët më të zgjuar,më të bukur dhe më të ëmbël që kam takuar. Kur fillova të punoja për herë të parë me fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit kishte shumë sifida, pata vështirësi t'i kuptoja dhe t'i mbështesja më mirë. Sa më shumë kohë kaloja me këta fëmijë, aq më shumë fillova të pranoja se të gjithë njerëzit janë të ndryshëm dhe unikë. Mësova se puna ime është të ndihmoj fëmijët me të cilët punoj të jetojnë jetën në potencialin e tyre të plotë, por kjo do të duket ndryshe për çdo person.


Një mënyrë për të mbështetur fëmijët me Çrregullim të Spektrit  të Autizmit përfshin pranimin dhe vlerësimin e dallimeve tona. Përgjegjësia është mbi ne për të ndryshuar qasjen, mjedisin dhe normat tona për të përmbushur më mirë nevojat e këtyre fëmijëve.


Durimi është gjithçka kur punon me fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit. 


Të qëndrosh pozitiv dhe i durueshëm hap më shumë mundësi për sukses. Ndoshta një nga aspektet më të dobishme të punës me fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit është gëzimi dhe përmbushja që do të përjetoni çdo ditë. Ndërsa puna mund të jetë sfiduese, momentet e suksesit dhe lidhja me këta fëmijë janë vërtet të paçmueshme.


Kjo përvojë më ka mësuar të shoh botën ndryshe, përmes syve të tyre, me më shumë ndjeshmëri dhe mirëkuptim. Për mua, kjo është një përvojë që më ka pasuruar profesionalisht dhe personalisht, duke më bërë një mësuese më të përkushtuar dhe më të vetëdijshme për nevojat e çdo fëmije.


Në përfundim, puna me fëmijët me autizëm është një rrugëtim i mbushur me sfida, por edhe me shumë kënaqësi dhe emocione të bukura. Çdo hap përpara është një fitore e madhe dhe një motivim për të vazhduar me përkushtim. Me durim, dashuri ,përkushtim ,profesionalizëm dhe bashkëpunim, mund të bëjmë ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre dhe të ndërtojmë një të ardhme më gjithëpërfshirëse për të gjithë. Bashkëpunimi është çelësi i suksesit.


 Ndihem me fat që jam pjesë e rrugëtimit të tyre dhe që kontribuoj në zhvillimin e tyre. 


“Çdo fëmijë me Çrregullime të Spektrit të Autizmit është një botë e veçantë; kur gjejmë çelësin e saj, zbulojmë mundësi të pafundme.”



2 Prilli, Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin


Le të bashkohemi për të rritur ndërgjegjësimin, mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen për çdo fëmijë dhe 

Person me Çrregullime të Spektrit të Autizmit. Secili prej tyre është unik, me botën e vet të bukur, me aftësi dhe potencial të jashtëzakonshëm.

Le të ndërtojmë një shoqëri më të dashur, më gjithëpërfshirëse dhe më mbështetëse, ku çdo zë dëgjohet dhe çdo hap vlerësohet.

Autizmi nuk është pengesë, por një mënyrë tjetër për të parë botën.

Sepse ndryshimi na bën unikë.

Dhe veçantia është një dhuratë.




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

665 Lexime
6 ditë më parë