Diaspora

Rama në Selanik, prezanton 8 mësuesit e parë të programit “Mësues për Greqinë”

Kryeministri Rama prezantoi në Selanik tetë mësuesit e parë të programit “Mësues për Greqinë,” i cili mbështet mësuesit e gjuhës shqipe në Diasporë, për t’i ndihmuar fëmijët shqiptarë të mësojnë gjuhën amtare. Mësuesit do të paguhen nga MAS për kontributin e ruajtjes së identitetit kulturor.

 

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka realizuar takimin e radhës me Diasporën në Selanik. Takimin e hapi duke prezantuar tetë mësuesit e parë të programit “Mësues për Greqinë”. Një program i qeverisë i cili synon të mbështesë mësuesit e gjuhës amtare në Diasporë. 


“Pas takimit të paharrueshëm të Athinës, do të na ndihmojmë që t’u qëndrojmë më pranë fëmijëve tuaj për mësimin e gjuhës shqipe, janë këtu 8 mësuesit e rinj, që ministria do të lidhë një kontratë pune që do t’u mësojë gjuhën tonë amtare vogëlushëve shqiptarë të Greqisë”, tha Rama.


Tete mësuesit e parë të këtij programi janë:

Eva Paloka

Brunilda Toshkëzi

Aurela Konduri

Lindita Budini

Erjona Sula

Majlinda Tola

Silvana Mile

Vera Gjoni



Ky program mbështetet financiarisht nga qeveria shqiptare dhe të gjithë mësuesve të përzgjedhur do t’u lidhet një pagë mujore nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.


Marrë nga Diaspora Shqiptare 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

321 Lexime
1 muaj më parë