DITA BOTËRORE E LIBRIT PËR FËMIJË

Rëndësia e librave ilustrues për fëmijë

Efektet pozitive të pikturës ndihmojë në përqendrimin e fëmijës duke çliruar endorfinën, hormonin e lumturisë. Përmes vizatimit dhe pikturës, fëmija krijon një balancë harmonike mes mendjes dhe zemrës.

"Ka më shumë thesar në libra se sa në të gjithë plaçkën e piratëve në Ishullin e Thesarit." – Walt Disney


Çdo vit, Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë është festuar në datën e lindjes së Hans Christian Andersen. Historitë dhe rrëfenjat zhvillojnë imagjinatën e fëmijëve përmes ilustrimeve, fotove, pikturave, duke i kthyer librat në miqtë më të mirë. Kujtojmë se gjatë periudhës së vështirë pandemike, lidhja me librin u bë më e ngushtë duke kapërcyer izolimin dhe akthin. Në ditën e librit për fëmijë, le të njihemi me dobitë e librave në rritjen e fëmijëve. 


Vlerat e përrallave të Andersen dikur dhe sot


Përrallat e Andersen janë gjithmonë koherente dhe moderne, duke qëndruar si modele frymëzuese për çdo brez fëmijësh dhe prindërish. Nëpërmjet historive emocionuese, fëmijët njihen me vlerat dhe anti-vlerat si dy faqe të së njëjtës monedhë. Kësisoj, përrallat kanë ndikim edukuese, përpos atyre argëtuese. Përrallat e lexuara para gjumit kanë ndikim terapeutik jo vetëm për të vegjlit por edhe prindërit, të cilët kanë mundësi të kridhen në botën e imagjinatave të librit.


Pse librat me ilustrime janë të rëndësishëm?


Efektet pozitive të pikturës ndihmojë në përqendrimin e fëmijës duke çliruar endorfinën, hormonin e lumturisë. Përmes vizatimit dhe pikturës, fëmija krijon një balancë harmonike mes mendjes dhe zemrës. Fëmijët e ditëve të sotme kanë një gamë të gjerë mundësish nga ilustrimet e librave dhe ato virtuale krahasuar me brezat e mëparshëm. Sidoqoftë, shikohet një tendencë e fëmijëve në zgjedhjen e ilustrimeve të kompjuterit, ipadi-it apo telefonit, përpara ilustrimeve të librave. Kontakti i drejtpërdrejtë i fëmijës me bojërat dhe lapsat ka një rritje të inteligjencës emocionale, përmirëson përqendrimin dhe zhvillon gjuhën përmes vizatimit të germave. Hap pas hapi, fëmija përfshihet në botën e tij të brendshme.


Librat me ilustrime sipas preferencës të fëmijëve


Ilustrimet e shpërndara në faqet e librit - zakonisht janë librat me ilustrime të plota në të dyja faqet e tekstit. Përmes teksteve të shkurtra në serinë ‘Fletoret gjigante’ të botuar nga Albas, fëmijët do të mësojnë të ngjyrosin, të lexojnë, të shkruajnë dhe të zbaviten.


Ilustrimet në një faqe të plotë – Librat me këtë format ilustrimesh mbushin një faqe të tërë. Në serinë “Klasikët për të vegjël” nga botimet Albas, historitë vijnë të ritreguara plot humor, bashkangjitur me ilustrimet e personazheve. 


Ilustrimet digjitale – i japin një tjetër dimension rrëfenjave të shkruara. Fëmija ka kureshtje sapo ndeshet me figurat ilustruese. Historia dhe mitologjia në të shkuarën nuk kishte këto parametra ilustrues që ka sot. Përmes serisë “Më quajnë” dhe “Tregime kulturore” nga botimet Albas, fëmijët e moshës mbi 9 vjeç argëtohen me shfletimet e figurave digjitale, njëkohësisht mësojnë mbi figurat më të rëndësishme shqiptare. 


Ilustrimet e vogla– janë të thjeshta, shpesh bardh e zi ose të bëra me stil skicues për të krijuar një ide të përgjithshme. Në Serinë “Klasikët për fëmijë” të botimeve Albas, fëmijët kanë mundësi të zhvillojnë imagjinatën përmes titujve, si “Princi i vogël”, “Piter Pani”, “Aventurat e Pinokut”, “Bëmat e Lizës në botën e çudirave”, “Princi i lumtur dhe përralla të tjera”, “Zemër”, të përshtatshëm për fëmijët e moshës 9 vjeç e sipër para orës së gjumit. 


Ilustrimet në gjysmë të faqes – i pasqyrojnë imazhet përbri ngjarjeve të historisë. Ilustrimet janë të rëndësishme edhe për moshat mbi 13 vjeç. Libri “Unë them jo” i Daniel Aristarco, nga botimet Albas, përmbahen histori frymëzuese nga bota dhe figura të njohura. 


"Kur të arrijmë në fund të tregimit, ju do të dini më shumë se tani..." - Hans Christian Andersen, "Mbretëresha e borës".



Burimi: https://www.edudwar.com/international-childrens-book-day/

https://www.safesearchkids.com/interesting-stuff/page/3/#.YkcQrC8RpBy



Përgatiti: Xhoana Jaku

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

1,327 Lexime
1 vit më parë