RRNO PËR ME TREGUE

"Rrno për me trgue" në skenën e shkollës Jakov Xoxa

"Rrno për me tregue" ishte sot në skenën e vogël por të ngrohtë të " Jakov Xoxës". Një monodramë, që një poet i artit dramatik si Arben Derhemi e sjell mjeshtërisht.

"Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s' e kanë jetuar. Kanë nevojë të shrypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, në mos më tepër, komunistët. Shkurt, për të ka nevojë ndërgjegjja jonë" - Ismail Kadare.


"Rrno për me tregue" ishte sot në skenën e vogël por të ngrohtë të " Jakov Xoxës". Një monodramë, që një poet i artit dramatik si Arben Derhemi e sjell mjeshtërisht. Zëri i At Zef Pllumit ka bërë shtëpinë në kordat e ndjeshmërinë e këtij aktori që ka aftësinë t'i lërë dyert hapur e të na lejojë të hyjmë e drithërohemi me të, ndërsa rrugëton, frymë pas fryme, në kalvarin e një prifti katolik që vuajti burgjet komuniste.

Pasi ndoqën shfaqjen plot kureshtje e interes, nxënësit bashkëbiseduan me aktorin rreth pjesës teatrore, vështirësive që ndesh një aktor gjatë punimit të materialit, të nevojës për të mbajtur gjallë memorien kolektive, lirisë së individit dhe shoqërisë sonë. Në fund, vizituam krenarinë tonë më të re, galerinë e shkollës dhe ekspozitën "Procese në atelje 2019". Një takim mbresëlënës për të gjithë.

Veprimtari të tilla inkurajojnë debatet rreth artit, etikës dhe rolit të individit në shoqëri. Edukimi merr kohë por frytet e mira i ka të paprishshme. Faleminderit aktorit Derhemi që e solli artin e tij pranë nxënësve tanë. Faleminderit nxënësve për ndjeshmërinë që treguan gjatë ndjekjes së shfaqjes dhe pjekurinë gjatë bashkëbisedimit.




(Portali Shkollor)

2,069 Lexime
3 muaj më parë