Shkëmbim përvojash mes shkollave

Shkolla fillore komunale “Përparimi", e vetmja në Maqedoni që ka lidhur mobilitet me një shkollë në ishujt Karaibe

Shkolla fillore komunale “Përparimi" Reçicë e Madhe –Tetovë është e vetmja shkollë në Republikën e Maqedonisë që ka lidhur mobilitet me një shkollë nga ishujt Karaibe, konkretisht nga qyteti Martinik. Ky shkëmbim përvojash mes arsimtarëve dhe nxënësve të këtyre shkollave do të jetë vërtetë diçka e rrallë.

Prej datës 14 deri më 20 nëntor Shkolla fillore komunale “Përparimi"Reçicë e Madhe -Tetovë është mysafire e mobilitetit të tretë në kuadër të Erasmus, projektit me titull “Love school decrease absence, suçessful activities to like school more". 


Në këtë mobilitet marrin pjesë përfaqësues të shkollave nga Ishujt Karaibe-Martinik,Turqia ,Polonia dhe  vendi nikoqir Rumania.

Element trajtimi në këtë mobilitet është përpilimi i planprogrameve mësimore si pjesë e përditshmërisë edukativo-arsimore.


Grupin punues të projekteve të Erasmusit e përbëjnë: Naser Nuhiu-drejtor, Besnik Alili-kordinator i projekteve dhe arsimtarët Kadire Sherifi,Teuta Alili,Arta Xhaferi dhe Alije Jonuzi.

Ky shkëmbim përvojash mes arsimtarëve dhe nxënësve të këtyre shkollave do të jetë vërtetë diçka e rrallë.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,852 Lexime
2 vjet më parë