Artet marciale

Shqipëria fiton medalje ari

Pogradecari Emanuel Rakipi u vlerësua me çmimin e parë në Kampionatin Ndërkombëtar të Arteve Marciale në disiplinën Kung-Fu, për peshat 70 kilogram dhe moshat 19-20 vjeç. Kampionati u zhvillua në Greqi, ku Emanueli rrëmbeu Medaljen e Artë.

Shqipërisë i shtohet një medalje ari, dhe një Kampion Bote, në sportin e Arteve Marciale, në disiplinën Kung-fu. Emanuel Rakipi në Kampionatin Ndërkombëtar të Arteve Marciale në disiplinën Kung-Fu, për peshat 70 kilogram dhe moshat 19-20 vjeç, u vlerësua me çmim të parë në botë. Kampionati u zhvillua ne Greqi, ku Emanueli rrëmbeu Medaljen e Artë.


Një javë më vonë, në datat 13-14 Maj i njëjti sportist kthehet në Shqipëri me medaljen e argjendtë, të cilët e fitoi në kampionatin Ballkanik i cili u zhvillua në Sofie të Bullgarisë

Fitoret e sportistit janë edhe falë punës së trajnerit të përkushtuar Dritan Lushka dhe mbështetjes që i ka dhënë bashkia e Pogradecit.


Bashkia Pogradec ka mbështetur të gjithë sportistëve falë një nisme të veçantë ndërmarrë nga ky institucion. Këto janë frytet e para të këtij bashkëpunimi.


(Portali Shkollor)

1,846 Lexime
6 vjet më parë