Reportazh

Shqipëria, një diamant në gjendje të papërpunuar, por një bukuri e rrallë!

Website italian “Tgcom 24”, ka bërë një reportazh për turizmin shqiptar. Në shkrim vendi ynë krahasohet me plazhet e Karaibeve dhe turistët ftohen që të kalojnë pushime me kosto të ultë dhe të paharrueshme.

Një diamant në gjendje të papërpunuar, por një bukuri e rrallë. Duket se ky është i mazhi më i përshtatshëm për Shqipërinë, një tokë që fsheh peizazhe me bukuri të mëdha, plazhe që duken si ato të Karaibeve dhe me mikpritje të madhe. Bregdeti i Shqipërisë është befasues që nis nga pjesa e mesme e Adriatikut dhe shtrihet nga Vlora deri në Sarandë.

Nuk duhet harruar Parku Kombëtar i Llogarisë, i cili është shumë afër me Italinë, por që është shumë larg imagjinatës të turistëve: male të gjelbër dhe shkëmborë, plazh me rërë dhe ujëra të kristaltë, në të cilët mund të zhytesh. Deti në Shqipëri është sinonimi i pushimeve low cost (kosto të ulët). Zona bregdetare, edhe pse ka fluks në gusht, ende është pak i njohur nga turizmi masiv dhe kështu që çmimet e hoteleve dhe restoranteve janë ende shumë të lartë. Ja disa nga lokalitetet më të bukur, për pushime në detin e Shqipërisë dhe të jeni të sigurt që do të mahniteni.

Vlora është një nga qytetet më antik të Shqipërisë. U themelua në shekullin VI përpara Krishtit me emrin Aulona. Në 733 u aneksua nga Konstandinopoja, që i përkiste normanëve dhe Mbretërisë së Serbisë që nga 1345. Në 1464 u pushtua nga turqit dhe për një kohë të shkurtër ishte edhe veneciane. Jo shumë larg nga Vlora, gjenden plazhet e Jalës që gjenden në jug të qytetit, pak kilometra gjejmë plazhet e famshme të Dhërmiut, që ndodhet afër fshatit të Vunosë. Një plazh i vogël, magjeps shumë i qetë, me rërë dhe me ujë të kristaltë. Dhërmiu është një mrekulli: gjiri i bukur me rërë të artë, ku ju mund të rrini në një kamp me qira ose të akomodoheni në një shtëpi njëkatëshedhe të shijoni një nga perëndimet më karakteristike të Shqipërisë.

Plazhi i Livadhit, në këmbët e kështjellës së qytetit, është e rrethuar nga një bimësi e dendur dhe në të dy anët nga shkëmbinj: edhe këtu deti është transparent, dëshmi e një natyre ende të ruajtur.

Shumë restorante në Himarë ofrojnë ushqime shumë të shijshme dhe pjata me bazë peshkun, kallamarët dhe karkalecat. Pranë Dhërmiut, një bregdet antik dhe shumë tërheqës me plazhe të mrekullueshme, ndodhen edhe disa ishuj të vegjël si: Shkambo, Jaliksari dhe Gjipea, që janë afër dy kilometra. Tek këta ishuj shkohet me makinë, varkë ose në këmbë për 15-20 minuta.

Për mos t’u humbur është shpella e piratëve që kohë më parë strehonte piratët e detit e sot e famshme për intimitetin e hapësirës së saj në rritje, me ngjyrën blu të fortë të ujit të detit.

Saranda një gji i vogël, i hapur në jug dhe i rrethuar nga kodra, ka përballë ishullin grek të Korfuzit. Në zonën e Sarandës nuk është për t’u humbur Ksamili, një vend turistik mbi bregun e qytetit antik të Butrintit, 17 km larg nga Saranda dhe rrethuar nga disa ishuj të vegjël përreth plazhit të magjishëm.  Për të përfunduar me plazhin Pulëbardhat, absolutisht ndër më të bukurit në Shqipëri, tek i cili mund të shkosh me varkë për të zbuluar dhe shijuar ishuj të tjerë të vegjël që rrethojnë bregun.

(“Tgcom 24”)

2,869 Lexime
7 vjet më parë