Si mund ta ndihmoni fëmijën tuaj disleksik?
Fëmijët me disleksi kanë vështirësi të lexojnë me saktësi dhe rrjedhshëm. Disleksia zbulohet në shkollë, kur fëmija mëson për të lexuar dhe shkruar. Zakonisht diagnozën e disleksisë e jep psikologu pasi është njoftuar nga mësuesi.
Disleksia është një aftësi e kufizuar e të mësuarit në lexim. Fëmijët me disleksi kanë vështirësi të lexojnë me saktësi dhe rrjedhshëm. Ata gjithashtu mund të kenë probleme me drejtshkrimin. Njihet ndryshe si vështirësi në lexim e shkrim dhe prek deri në dhjetë përqind të fëmijëve. Disleksia zbulohet në shkollë, kur fëmija mëson për të lexuar dhe shkruar. Zakonisht diagnozën e disleksisë e jep psikologu pasi është njoftuar nga mësuesi.
Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj është disleksik?
Nëse fëmija juaj është disleksik atëherë dy gjëra të rëndësishme që duhet t’i dini janë:
Së pari, disleksia është një çështje e zakonshme e të mësuarit që kanë shumë njerëz të suksesshëm. Së dyti, ekzistojnë strategji dhe metoda të mësimdhënies që mund të ndihmojnë.
Mësoni se çfarë mund të bëni që fëmija juaj disleksik të marrë mbështetjen që i nevojitet në shkollë dhe në shtëpi.
Mësojini gjithçka që mundeni rreth disleksisë.
Kuptimi i sfidave të saj është çelësi për t’i gjetur fëmijës tuaj ndihmën më të mirë. Mësoni se çfarë është dhe nuk është disleksia. Zbuloni se si truri disleksik punon ndrys
Pyetni mjekun e psikologun për terapitë më të mira
Bisedoni me mjekun e fëmijës suaj për trajtimin ose mundësitë e terapisë. Këto mund të përfshijnë punën me një specialist të leximit ose një patolog të gjuhës së folur. Bëni çdo pyetje që mund të keni rreth opsioneve të tjera të terapisë ose specialistëve që mund të ndihmojnë fëmijën tuaj.
Bisedoni me fëmijën tuaj rreth disleksisë
Ndihmoni atë të kuptojë se si disleksia mund ta prekë atë në fusha të caktuara, duke përfshirë jetën shoqërore.
Kjo do t’i ndihmojë të përshtaten kudo dhe të përpiqen për më të mirën.
Mësojini fëmijës tuaj të jetë avokati i vetes
Flisni për disa mënyra se si mund të kërkojë ndihmë kur e shikon se disleksia po i bëhet pengesë diku. Kur të mësojë më shumë rreth saj, është më i gatshëm ta pranojë si ҫrregullim.
Ushtrojini sa më shumë në shtëpi
Shikoni për mënyra argëtuese për të inkurajuar leximin dhe shkrimin jashtë shkollës. Ka edhe strategji që mund të provoni në shtëpi për të ndihmuar me disleksinë. Prekni interesat e tyre dhe përdorni pikat e forta. Krijojini një hapësirë për detyrat e shtëpisë.
Kujtojini fëmijës tuaj se disleksia nuk e mposht atë
Uluni së bashku dhe shikoni filma që kanë disleksi. Shqyrtoni tregimet e suksesit me njerëz që kanë disleksi. Nxiteni që ajo të lexojë libra që karakterizojnë personazhe me këtë ҫrregullim.
Tregojini që në fund të fundit nuk janë të vetmit që kanë disleksi dhe sa shumë figura të njohura kanë arritur suksesin në jetë, dhe e kanë mposhtur atë.
(Përshtati: K. Gega; Portali Shkollor)
Vendi i shqipes në familjen e gjuhëve indoeuropiane
50 aforizma brilante nga Napoleon Bonaparti
8 pyetje që nuk gjejnë dot përgjigje nga njeriu!