INTERVISTË

Sinan Dani, djaloshi i Vllaznisë me të cilin krenohet shkolla e Postribës “Adem Haxhia”

Intervistë me futbollistin shqiptar Sinan Dani, nxënës i shkollës “Adem Haxhia” Postribë. Futbollisti 18-vjeçar luan në ekipin “Shënkolli FK”. Gjatë një interviste nga nxënësja Arjeta Halilaj ai tregon pasionin e tij për futbollin dhe ku e sheh veten pas disa viteve në karrierën e tij.

Futbolli është sporti më i dashur nga të gjithë. Të shumtë janë ata që duan të shkëlqejnë në fushën e lojës, por disa ja dalin të jenë të suksesshëm. Njëri prej tyre është edhe Sinan Dani. Djaloshi nga Postriba, pjesë e Vllaznisë, është një talent premtues i cili edhe pse ka pasur shumë peripeci sa i takon arritjes për t’u bërë një lojtar profesionist, nuk dorëzohet, por vijon të përgatitet çdo ditë për të mbajtur lart emrin e Vllaznisë në futbollin tonë edhe pse dëshira është të luajë jashtë vendit tonë.


DETYRË PORTOFOLI-INTERVISTA

LËNDA:GJUHË SHQIPE

KLASA:XII-të

SHKOLLA “ADEM HAXHIJA” POSTRIBË

Intervistë me Sinan Danin

Përgatiti: Arjeta Halilaj



Në cilën moshë fillove që të luash futboll?


Në  moshën 13-vjeçare fillova futbollin. Edhe unë, thuajse si shumica e SHOKËVE, kam nisur të luaj futboll në lagje, ku sa herë shokët e mi luanin futboll, aktivizohesha dhe unë. Më pas, arrita të bëhesha pjesë e ekipit të VLLAZNISË, me të cilin luaj edhe tani. Ëndrra që kisha për të qenë pjesë e një ekipi futbolli, m’u bë realitet, falë edhe mbështetjes së familjes time. Nga dëshira që kisha për sportin shumë njerëz më përkrahën dhe pse jo e provova dhe ja dola me sukses.



A e keni ndjekur ndopak kampionatet shqiptare gjatë gjithë  kohës që ju merreni me sport?


Po, unë pothuajse gjithmonë i  kam ndjekur kampionatet me plot dëshirë  dhe kënaqësi. Disa nga ndeshjet i kam ndjekur së bashku me shokë, ku  komentoheshin në mjetet shoqërore të komunikimit. Në disa raste ne shkonim në stadium. E rëndësishme është ta ta jetosh gëzimin që buron nga loja e futbollit  e ta jetosh edhe me të tjerët pasionin tënd për sportin, sepse kur e jeton bashkërisht, gëzimi shumëfishohet. 



Dani a ju jep shpresë  futbolli shqiptar?


Po, shpresat te futbolli shqiptar i kam të mëdha, sepse transferimi im nga Shkodra në Lezhë me dha shumë shpresa për jetën time. Futbolli ose sporti është një mënyrë që gjithsecili mund të kalojë disi vështirësitë e tij dhe të ndiejë pak kënaqësi. Qoftë duke e praktikuar sportin apo duke e ndjekur, mendoj se futbolli e ka magjinë që të harrosh disi shqetësimet e përditshme. 



A jeni zënë ndonjë herë me trajner dhe pse nëse po? Cili është mesazhi që do t’i jepni trajnerëve?


Me trajner asnjëherë nuk jam zënë. Marrëdhënia ime me grupin dhe trajnerët është mjaft e mirë dhe falë mbështetjes së palodhur të tyre, kam arritur kaq shumë, krahas edhe moshës së re që kam Trajnerët tanë, që ftohen të japin një kontribut të vlershëm në mbarëvajtjen e lojës së ekipeve tona të futbollit, duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të matur edhe kur bëjnë analizat përkatëse të ndeshjeve të zhvilluara. Shpesh, ata nuk guxojnë t’u tërheqin vëmendjen titullarëve për lojë të dobët dhe kapen pas lojtarëve të rinj, që janë aktivizuar. Domosdo që do merren me të rinjtë, por kritikat ndaj tyre duhet të jenë shumë të kujdesshme dhe me tepër takt, pasi të rinjtë janë mjaft të ndjeshëm. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë me trajnerin tonë. Trajneri im i parë ka qenë Silvan Cokaj, i cili më dha besim që një ditë mund t’ia dal. Më pas kam pasur trajnerë të tjerë që i respektoj dhe i falënderoj. 



Dani çfarë do të thoshit për nivelin  tuaj aktual?


Niveli im aktual është më i miri i mundshëm.

A jeni i kënaqur me rolin portier “regjisor”?

Po, unë jam shumë i kënaqur me pozicionin që kam, sepse isha shumë i fiksuar për të qenë portier. Portieri zë një pozitë që e përfaqëson vijën e fundit pas mbrojtjes. Roli kryesor i portierit është për të mbrojtur portën e ekipit të tij. Portieri është i vetmi lojtar që i është lejuar për të prekur topin me duar në një zonë të quajtur si zona e penalltisë. Secili ekip është i detyruar të ketë një portier në fushë në çdo kohë gjatë një ndeshje. Nëse një portier është i detyruar të lërë fushën për shkak të lëndimit apo duke u nxjerr jashtë për shkelje rregullash, një tjetër lojtar duhet të vendoset në rolin e tij, edhe në qoftë se një ekip nuk e ka portierin zëvendësues për arsye të ndryshme portieri duhet të zëvendësohet nga një lojtar tjetër. 



Dani çfarë ëndrrash ke për të ardhmen?

Ëndrra e mia për të ardhmen në lidhje me sportin, që të përfaqësoj denjësisht Vllazninë në kampionatet e ardhshme. Jam akoma në fillimin e karrierës, por në një pikë të caktuar dua të matem me më të mirët në botë dhe të luaj me “CHAMPIONS” vit pas viti. Punoj fort për këtë dhe e di që mund të ja dal. 

Me cilën skuadër ke luajtur në Shkodër?


Në  fillimet e mia kam luajtur në Shkodër Djemnia dhe Vllaznia.



Ku ndihesh më mirë tani në Lezhë apo në Shkodër?


Normal që në qytetin tim në Shkodër, por dhe në Lezhë ndihem shumë mirë dhe shumë i kënaqur.



Cila është ndeshja jote e preferuar që ke luajtur?


Ndeshja më e bukur dhe plotë kënaqësi që kam luajtur deri tani në karrierën time është “Shënkolli” me Laçin, që unë personalisht isha shumë i kënaqur.



Sa mendon ti që ke për të arritur në futboll?


Mendimi im është që të jem në nivelet e larta.



Cila është skuadra jote e preferuar?


Skuadra ime më e preferuar është REAL MADRID.

 

 

 

 Përgatiti: Arjeta Halilaj

 

 

Publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,194 Lexime
3 vjet më parë