shba

Sot eklipsi i plotë diellor, Toka do errësohet për disa minuta

Sot, më 21 gusht – për herë të parë në 99 vjet – të gjithë Shtetet e Bashkuara do të përjetojnë një eklips të plotë diellor, prandaj emocionet kanë përfshirë të gjithë vendin.

Të hënën, më 21 gusht – për herë të parë në 99 vjet – të gjithë Shtetet e Bashkuara do të përjetojnë një eklips të plotë diellor, prandaj emocionet kanë përfshirë të gjithë vendin.


Ekspertët i këshillojnë njerëzit të përdorin lente mbrojtëse të posaçme për të parë eklipsin.

Ky eklips ndodh për herë të parë që nga viti 1918. Hëna do të zhvendoset pas Diellit dhe sipërfaqja e Tokës do të zhytet në hije të plotë për disa minuta.


Eklipsi do të mund të shihet në të gjitha shtetet e botës, por më i dukshëm do të jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eklipsi i ditës së nesërme besohet se do të zgjasë 1 orë e 40 minuta. Megjithatë tjetër gjë thonë teoritë konspirative.


Sipas tyre, mendohet se kjo datë do të shënojë nisjen e një apokalipsi dhe fundin e botës, duke sjellë kështu një shkatërrim të planetit.

1,383 Lexime
6 vjet më parë