Futbolli

Sporti më i popullarizuar në të gjithë botën

Për herë të parë në historinë e vendit tonë, kombëtarja e Shqipërisë merr pjesë në një fazë finale të një evenimenti futbollistik siç është kampionati europian i futbollit UEFA Euro 2016 që zhvillohet në Francë

Futbolli është një lojë e dashur për të gjitha grupmoshat. Në Angli për herë të parë është luajtur futboll rreth viteve 1850.  Në botë ka më shumë se 250 milionwlojtarë në më shumë se 200 shtete. Është lojë me top e cila luhet sipasrregullave të përcaktuara në një fushë brenda një stadiumi, nga dy skuadra të cilat kanë nga 11 lojtarë. Futbolli është sporti më i popullarizuar në botë.

Elementet e fushës së futbollit dhe disa rregulla kryesore të kësaj loje janë:

1.     Pika e mesit - është pika në të cilën priten diagonalet e fushës së futbollit. Nga kjo pikë fillon loja, si dhe vazhdon loja pas shënimit të ndonjë goli nga ekipet.

2.     Qarku i mesit - është qarku i cili përshkruhet nga pika e mesit me një rreze prej 9.15 metrash.

3.     Vija e mesit e ndan fushën në dy gjysma, pjesë të cilat luajnë rol në përmbushjen e disa rregullave të futbollit.

4.     Vijat anësore -janë vijat të cilat e përmbyllin fushën e futbollit në të dy anët dhe në fundet e tyre takohen me vijat fundore.

5.     Fusha e penalltisë është fusha e cila shtrihet para portës duke pasuar vijën fundore. Dimensionet e fushës së penalltisë janë 40.3 metra e gjërë dhe 16.5 metra e gjatë (duke ecur kah mesi). Në fushën e futbollit gjenden dy fusha të penalltisë në dy vijat fundore. Fusha e penalltisë në ballë të saj ka një gjysëmrreth me rreze prej 9.15 metra (sikur rrezja e rrethit të mesit) nga pika e penalltisë.

6.     Pika e penalltisë ëshë një pikë e larguar 11 metra nga porta dhe nga kjo pikë ekzekutohet penalltia.

7.     Porta paraqet pjesën e mesme të vijës fundore. Në vijën fundore të fushës së futbollit gjendet pika e mesit dhe nga ajo largohen shtyllat në dy anët e pikës nga 2.10 metra duke formuar një gjerësi prej 7.3 metrash hapësirë cila njihet si portë. Afër portës një fushë e cila është e rrethuar nga një vijë e cila është e larguar nga 6,5 metra nga shtyllat përgjatë vijës fundore dhe e zgatur për 11 metra në drejtim të pikës së penalltisë.

8.     Futbolli luhet me 11 lojtare.

9.     Lejohen 3 zëvendësime në futboll.

10.  Fusha e futbollit për lojrat ndërkombtare duhet të jetë 64 x 75m gjerësi, ndërsa gjatësi 110 metra.

11.  Muri i gjallë duhet të jetë i larguar 9.15 m nga vendi i nisjes së topit gjatë ekzekutimit të goditjes së dënimit.

12.  Lojtari në shpinë duhet të ketë patjetër numrin.

13.  Ekipi mik duhet të ketë ngjyrat e uniformave ndryshe nga ngjyrat e uniformave të ekipit vendas.

14.  Një ndeshje futbolli zgjat 90 minuta, 2 pjesë nga 45 minuta secila dhe me mundësi shtese kur arbitri e sheh të nevojshme në bazë të vonesave gjatë ndeshjes.

15.  Ndeshja gjykohet nga një arbitër kryesor dhe ndihmësit e tij që në bazë të rregullorës së ndryshuar në vitet e fundit janë: 2 në vijën anësore, 2 pas portave dhe një arbitër në mes dy stolave të ekipeve.

16.  Për ndërhyrjet e palejuara të njëpasnjëshme apo tërrezikshme, për fyerjet apo për raste të tjera të ndaluara në fushë në bazë të rregullores, arbitri ka mundësi të japi karton të verdhë që do të thotë paralajmërim për një lojtar dhe karton të kuq përjashtim nga ndeshja mënjëherë duke u larguar nga fusha. Lojtari pezullohet edhe në ndeshjen pasardhëse. Kur një lojtar merr 2 kartona të verdhë gjatë një ndeshje, automatikisht i drejtohet kartoni i kuq.

17.  Ndeshja fillon atëherë kur arbitri i bie bilbilit dhe gjithashtu mbaron ose ndërpritet me po të njëjtin sinjal.

18.   Skuadra që shënon më shumë gola fiton ndeshjen.

Evenimentet kryesore futbollistike që ndiqen nga e gjithë bota janë:

1.     Përfaqësueset kombëtare të shteteve si: Kampionati Botëror i Futbollit ( FIFA World Cup),Kampionati Europian i Futbollit (UEFA Euro Cup) etj.

2.     Për ekipet e vendeve: Kupa e Kampioneve (UEFA Champions League), Kupa e Europës (UEFA Cup) etj.

3.     Kampionatet e shteteve në: Spanjë (La Liga “LIBA BBVA”), Itali (Seria A “TIM”), Angli (Premiere League), Francë (Ligue 1), Gjermani (Bundesliga), Shqipëri (Superliga Shqiptare) etj.

Për herë të parë në historinë e vendit tonë, kombëtarja e Shqipërisë merr pjesë në një fazë finale të një evenimenti futbollistik siç është kampionati europian i futbollit UEFA Euro 2016 që zhvillohet në Francë. Më në fund edhe tifozët shqiptarë do të përjetojnë dhe do shijojnë emocionet që mban kjo lojë aq e dashur në gjithë botën.

(Portali Shkollor)

26,813 Lexime
7 vjet më parë