Informacion për prindërit

Standardet për projektimin e çerdheve

Materiali në vijim përcakton dhe përshkruan hapësirat e nevojshme sipas llojit, madhësisë dhe specifikimeve në përputhje me standardet europiane për çerdhet në zonat urbane dhe ato rurale të Shqipërisë

Ky standard ka për qëllim që të shërbejë si referencë për të gjithë ata që janë të përfshirë në procesin e planifikimit, programimit, projektimit/dizajnit dhe ndërtimit të ndërtesave/hapësirave të reja të çerdheve apo në rehabilitimin e ndërtesave ekzistuese. Këto standarde janë parashikua si për çerdhet e sektorit publik, ashtu edhe për çerdhet e sektorit privat.


Dokumenti ka për qëllim që të shërbejë si referencë për projektuesit e çerdheve dhe ndërtesave të shërbimit edukativ dhe social me interes të gjerë publik. Dokumenti përcakton dhe përshkruan hapësirat e nevojshme sipas llojit, madhësisë dhe specifikimeve në përputhje me standardet europiane për çerdhet në zonat urbane dhe ato rurale të Shqipërisë.


Këto standarde bëjnë të mundur që të krijohet një kuptim jo vetëm rreth hapësirave të nevojshme fizike të çerdhes, por edhe rreth faktorëve që ndikojnë në projektimin e tyre dhe cilësinë e mjedisit që duhet të arrihet brenda dhe rreth ndërtesave.


Standardet përfshijnë të dhënat rreth të gjitha llojeve të hapësirave të çerdhes: hapësirave edukative mësimore, hapësirave administrative dhe hapësirave të jashtme për aktivitete, si: hapësirat për lojë dhe parkim. Këto standarde mund të përdoren për qëllime të ndryshme dhe për nivele të ndryshme, duke përfshirë:


• Projektimin e çerdheve të reja;

• Projektimin e çerdheve në objekte me përdorim miks;

• Projektimin e zgjerimeve të çerdheve ekzistuese;

• Vlerësimin dhe përmirësimin e hapësirave të çerdheve ekzistuese;

• Studimin e orendive dhe pajisjeve të çerdheve, si dhe furnizimin me to;

• Bazën referuese për studime rreth shfrytëzimit dhe efikasitetit të ndërtesave.


Përveç kësaj, në këto standarde përfshihen përcaktime për nivelet më të larta dhe më të ulëta dhe rreth projektimit të hapësirave edukuese dhe atyre pritëse të ndërtesave edukative sociale, duke marrë parasysh nevojën për përshtatshmëri dhe fleksibilitet në të ardhmen, si dhe efikasitetin në kosto. Në këtë mënyrë, standardet e paraqitura synojnë që të japin një kontribut thelbësor për projektimin e mirë të ndërtesave të çerdheve. 

(Portali Shkollor)

674 Lexime
1 vit më parë