Ku shkojnë kujtimet e frikshme?

Studimi, zbulohet në tru “harta e terrorit”

Kërkimi shkencor mund të hedhë dritë mbi mekanizmat e memories, duke u bërë i rëndësishëm në luftën kundër sëmundjeve si Alzheimeri.

Truri i njeriut është në gjendje që të ruajë një “hartë terrori” të vërtetë, për të kujtuar vendet ku ka përjetuar përvoja të frikshme.

Kështu del nga një studim i “Rice University” të “Baylor College of Medicine”, në Teksas, të publikuar nga revista “Nature Neuroscience”.

I eksperimentuar për herë të parë tek minjtë, studimi mund të hedhë dritë mbi mekanizmat që i lejojnë kujtesës “të ripeshkojë” kujtimet e vjetra, duke treguar edhe mënyrën me të cilën zbulohen sëmundje si Alzheimeri.

“Mendja jonë përthith gjithnjë kujtime. Përshembull: unë mund të kujtoj rrugën që bëj çdo mëngjes nga shtëpia në punë: çfarë sinjalesh gjeneron truri im në momentin kur unë rikuperoj kujtimin?”, shpjegon Daoyun Ji, i “Baylor College of Medicine”.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, shkencëtarët kanë regjistruar aktivitetin cerebral të disa minjve të laboratorit, ndërsa ecnin para dhe pas në një korridor të vogël dhe të gjatë. Pas rrugës së parë, brejtësit kanë ecur sërish përgjatë korridorit që përshkruan në fillim dhe më pas pësuan një goditje elektrike. Në rrugët e tjera, minjtë e frikësuar, ndërprisnin përpara kalimin e tyre dhe ktheheshin pas për të shmangur pikërisht vendin e elektroshokut.

Në momentin e kujtimit të frikshëm, truri i minjve “ndizte” neurone specifike të quajtura “qelizat e vendit”, që përfaqësojnë në mendje pikërisht vendin fizik, ku brejtësit kishin përjetuar përvojën e terrorit. “Duke vërejtur aktivitetin cerebral të brejtësve mund të kuptojmë që kafsha po udhëtonte psikologjikisht nga vendi ku ndodhet në vendin që pësoi tronditjen”.

Studiuesit synojnë të zbulojnë nëse këto mekanizma mund të shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit. Studimet e shumta kanë treguar se sëmundja nuk fshin kujtimet, por e bën të pamundur rikuperimin e tyre.

2,048 Lexime
7 vjet më parë