AKTIVITETE

Të gatuash me fëmijët gjatë fundjavës

Të ngrënit shëndetshëm nuk është diçka fort e preferuar për fëmijët. Një ndër aktivitetet që ne rekomandojmë gjatë fundjavës është të gaturit me ta. Duke i bërë ata pjesë të procesit, do ta keni shumë më të lehtë.

Të ngrënit shëndetshëm nuk është diçka fort e preferuar për fëmijët. Ndaj, prindërit duhet të sforcohen për t’i edukuar ata drejt të ushqyerit shëndetshëm. Një ndër aktivitetet që ne rekomandojmë gjatë fundjavës është të gaturit me fëmijët. Duke i bërë ata pjesë të procesit, do ta keni shumë më të lehtë. Më poshtë ju sjellim disa sugjerime shumë të thjeshta, por të shëndetshme. 



Arsyet përse duhet të gatuani me fëmijët tuaj:


1. Ndërtoni raporte të afërta me ta

2. Gjatë të gatuarit fëmijët mësojnë shumë rreth trupit të njeriut, kalorive që duhet të marrim, shëndetit etj. Shpjegoni gjithmonë ndërsa gatuani. 

3. E kthen të ushqyerin në kulturë

4. Fëmija mësohet me enët e kuzhinës, me sobën. Mëson të ruajë veten nga nxehtësia e saj. 



Disa sugjerime:


Rizoto me perime

Fëmijët tuaj mbase nuk e durojnë dot brokolin. Le të jemi të sinqertë: Nuk është ushqimi më i shijshëm për ta, pavarësisht vlerave ushqyese, por nëse e përgatisni bashkë dhe ata qërojnë perimet, i lajnë me ujë të bollshëm, me siguri do ta pëlqejnë pjatën e tyre.


Spageti me salmon

Salmoni është një ndër ushqimet më të dobishëm, sidomos për fëmijët. Ata mund t’ju ndihmojnë me kungujt apo domatet. 

Pica me djathë dhe perime

Ky është ushqimi më i preferuar i fëmijëve, qoftë për t’u gatuar, qoftë për t’u ngrënë. Do të argëtohen shumë me përgatitjen dhe hapjen e brumit. Lëreni fëmmjën të zgjedhë shijen me të cilën dëshiron të konsumojë picën. 

Frutat ylber

Prijini frutat në copa të vogla dhe vendosini tek një shkop i gjatë. Ngjyrat e ndryshme do ta tërheqin shumë atë. Pasi të përgatisni të parën, lëreni fëmijën të përgatisë të tjerat. 

Omletë me perime

Ky gatim është shumë i shëndetshëm për mëngjes. Fëmijët tuaj mund të rrahin vezën dhe ju të bëni pjesën tjetër. 

Biskota me ngjyra të ndryshme

Kjo mund të jetë një recetë që do ju nxjerrë më shumë punë, pasi duhet të blini ngjyrues për gatime. Por, fëmijët tërhiqen shumë nga ngjyrat, ndaj mos nguroni. 

Përgatiti Parajsa Shtini

Burimi: https://www.healthychildren.org/English/healthy-living/nutrition/Pages/Cooking-With-Your-Children.aspx


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.



1,198 Lexime
11 muaj më parë