MIQËSIA ME MËSUESIT

Të jesh mik me një mësues do të thotë…

Miqtë janë shumë të rëndësishëm në jetën e kujtdo. Mirëpo, për të fituar zemrën e një mësuesi ju duhet pak më tepër punë. Ja si do ishtë një mik perfekt për një mësues.

Miqtë janë shumë të rëndësishëm në jetën e kujtdo. Mirëpo, për të fituar zemrën e një mësuesi ju duhet pak më tepër punë. Ja si do ishtë një mik perfekt për një mësues. 


- T’i vish në ndihmë gjatë projekteve të ndryshme që realizojnë me fëmijët.

- Të jesh gjithmonë i gatshëm të festosh me mikun mësues.

- Të jesh aty për ta brohoritur në çdo sukses.

- Ta bësh të qeshë në ditët më të zymta.

- T’i kujtosh se edhe ata kanë nevojë për kohë dedikuar vetes, pasioneve dhe dëshirave. 

- T’i përgatisësh një filxhan kafe apo çaj të ngrohtë. 

- Të shkruani një mesazh saktë dhe pa gabime, pasi mësuesit e vërejnë aspektin drejtshkrimor.

- Data 7 mars duhet t’ju gjejë pranë mikut tuaj mësues, me ndonjë dhuratë, dedikim, vëmendje, etj. 

- Dhurojini herë pas here mjete shkollore. Mësuesit janë nxënës të përjetshëm. 

- Toleroni ndonjë moment shpërthimi emocional. Ngarkesat janë mëse normale kur punon gjatë në fushën e edukimit. 

- Siguroni ndonjë udhëtim në kohë pushimesh apo festash. 

- Duaji idetë e çmendura të mikut tuaj mësues, qoftë edhe kur janë të vështira për t’u realizuar. 

- Dokumentoni momentet më të bukura me foto.

- Blini libra bashkë. 

- Gatuani një drekë të shëndetshme për të. 

- Mësuesi duhet ta dijë që ju jeni miku, të cilit mund t’i hapë zemrën në çdo kohë. 

- Ju duhet ta dini kur duhet t’i thoni një fjalë inkurajuese.



Përgatiti Parajsa Shtini

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,840 Lexime
8 muaj më parë