Aktivitet

Tetori, muaji i luftës kundër kancerit të gjirit

Qëllimi i aktivitetit është ndërgjegjësimi i femrave dhe shoqërisë për kërcënimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Socializimi përmes kërcimit, ritmeve zumba në natyrë në një mjedis të hapur në park.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit-Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Fatilda Zumba organizojnë Move to Give “Lady in Pink”, në datën 27 tetor 2017 në Fushat Multisportive Parkun e Liqenit të Artificial. 


Qëllimi i aktivitetit është ndërgjegjësimi i femrave dhe shoqërisë për kërcënimin e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Socializimi përmes kërcimit, ritmeve zumba në natyrë në një mjedis të hapur në park.


Aktivitet në Parkun e Liqenit te Fushat Multisportive nis në orën 18:00 dhe do të zgjasë dy orë rresht udhëhequr nga Zin - Fatilda Smajlaj dhe Zin - Antrian Shabani.


Party in Pink është një lëvizje globale dedikuar femrave për luftën kundër kancerit të gjirit. Nëpërmjet kësaj kauze e iniciuar nga dr. Susan G. Komen, ne festojmë dhe mbështesim përpjekjen e mundimshme dhe të gjatë të grave që luftojnë çdo ditë me këtë sëmundje. 


Fillimet e kësaj iniciative i gjejmë në vitin 2014 kur dr. Susan G. Komen në bashkëpunim me Alberto Perman dhe Beto Perez CEO i Zumba Fitness, punuan për të krijuar aktivitete të veҁanta në mbështetje të  grave që luftojnë me sëmundjen e kancerit ҁdo ditë. 


Tetori është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit në të cilin shënohet dhe çelja e fushatës ndërgjegjësuese të luftës ndaj kësaj sëmundjeje. Në këtë muaj operatorët e shumtë nga fusha e shëndetit, sociale dhe institucione të fushave të ndryshme bëhen pjesë e veprimtarive, që kanë në qendër rritjen e ndërgjegjësimit së shoqërisë për kontrollin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje si dhe mbështetjen e këtij grupi në betejën për triumfin e jetës. Shëndeti ndërthur nevojën për shërbime cilësore nga fusha të ndryshme, i cili është i lidhur ngushtë me gjendjen shpirtërore, jetën sociale, mjedisin, natyrën ku jetojmë në nivel kombëtar po ashtu edhe në  atë global. 


Objektivi i këtij aktiviteti është socializimi i femrave nëpërmjet kërcimit, ritmeve zumba, duke çliruar energjitë negative dhe duke krijuar një gjendje shpirtërore plot pozitivitet ku ndjeshmëria e shoqërisë dhe mbështetja e institucioneve të hapë një dritare shprese. Ka shumë mënyra për vallëzuar, për të dhuruar një buzëqeshje plot shpresë dhe për të pasur një jetë aktive dhe të shëndetshme. 


“Move to give” është pjesë e aktivitetit të miliona grave që kanë nevojë për mbështetje dhe e milionave të tjerave që mund ta parandalojnë në kohë. Tirana është pjesë e kësaj lëvizjeje botërore për të dytin vit radhazi. Nëse jemi bashkë për një kauzë jetësore, çdo dhimbje bëhet më e lehtë për t’u sfiduar dhe ne mund ta parandalojmë nëse jemi të informuar. 


(Portali Shkollor)

3,297 Lexime
6 vjet më parë