Zhvillim nëpërmjet lojërave

Tre lojëra që ndihmojnë në zhvillimin dhe argëtimin e fëmijëve

Nëpërmjet lojërave, fëmijët jo vetëm që përfitojnë kënaqësi të menjëhershme, por gjithashtu zhvillojnë aftësi të ndryshme që ndikojnë në zhvillimin e tyre të përgjithshëm. Në vazhdim kemi bashkëngjitur disa lojëra interesantë për fëmijë.

Nëpërmjet lojërave, fëmijët jo vetëm që përfitojnë kënaqësi të menjëhershme, por gjithashtu zhvillojnë aftësi të ndryshme që ndikojnë në zhvillimin e tyre të përgjithshëm. 

Këto lojëra të thjeshta, si loja me rruaza dhe fije peri, loja me ngjyra dhe me zar, dhe loja me buqeta me kopsa, ofrojnë një mënyrë të shkëlqyer për fëmijët të zbulojnë, të mësojnë dhe të shprehin kreativitetin e tyre.

Në vazhdim kemi bashkëngjitur disa lojëra interesantë për fëmijë: 


1. Loja me rruaza dhe me fije peri

Loja me rruaza është një mënyrë argëtuese dhe kreative për fëmijë. Merrni rruaza të ngjyrave të ndryshme dhe një fije peri. Vendosni rruazat në fije për të krijuar forma të ndryshme, si zinxhirë për duar ose flutura. Kjo lojë ndihmon në zhvillimin e aftësive motorike të fëmijëve dhe promovon kreativitetin e tyre. Është një mënyrë e shkëlqyeshme për të kaluar kohë me fëmijët.


2.Loja me ngjyra dhe me zar

Ky aktivitet përfshin vizatimin e luleve në një fletë dhe vendosjen e ngjyrave në një fletë tjetër me forma rrethi për secilën ngjyrë. Pastaj, duke përdorur një zar, numri që del do të përcaktojë lulen që duhet të ngjyroset me atë ngjyrë.


Kjo lojë ndihmon fëmijët të mësojnë si numrat ashtu edhe ngjyrat. 


3.Loja “Buqeta me kopsa (pulla)

Në aktivitetin "Një buqetë me butona", fëmijët kanë mundësinë të eksplorojnë kreativitetin e tyre duke përdorur kopsat për të krijuar një buqetë lulesh. Duke përshtatur kopsat sipas ngjyrës dhe madhësisë dhe duke i vendosur në orientimin e duhur, ata zhvillojnë aftësitë motorike të tyre. 



Burimi: https://happytotshelf.com/spring-activities/ 


Përgatiti: Arlinda Hajdarajgazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën. 

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

662 Lexime
1 muaj më parë