“Vasil Shanto”

Tyrbja e Kapllan Pashës

Ky material është realizuar nga nxënësit e shkollës “Vasil Shanto” në kuadër të projektit të Albas për shkollat 9-vjeçare “Të lexojmë qytetin”.

Tyrbja e Kapllan Pashës është një varr monumental i administratorit të Tiranës gjatë periudhës osmane, Kapllan Pashës.Tyrbja është ndërtuar në fillim të shekullit XIX dhe është monument kulture i kategorisë së parë.

Përshkrimi

Feudalët e mëdhenj e bënë zakon të ndërtonin tyrbe ndër të cilat sot qëndron në këmbë ai (varri monumental) i Kapllan PashëToptanit i cili ka vdekur në vitin 1819. Dikur ajo qëndronte përballë tyrbes së Sulejman Pashë Bargjini dhe Xhamisë së Vjetër, sot përballë monumentit të panjohur. Ajo është në formë tetëkëndëshi, mjaft interesant për kolonat monolitike, për kapitelet e stilizuara korintike dhe për tetë harqet e dekoruara me nga një gjethe akanti të stilizuar në reliev, njëri prej të cilëve përmban mbishkrimin që flet për Kapllan Toptanin, por që sot është i palexueshëm (me përjashtim të datës 1326 ‘h). Është një tyrbe e hapur, pa çati dhe pa kube.

Ky material është realizuar nga nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës “Vasil Shanto” në kuadër të projektit të Albas për shkollat 9-vjeçare “Të lexojmë qytetin”.

(Punuan: Genti Musagalliu, Erisa Fjolla dhe Eni Shtëmbari, klasa e VI, shkolla “Vasil Shanto”)

986 Lexime
3 vjet më parë