Vallja e Tropojës kërcehet në NBA

Festave të Nëntorit iu bashkohet dhe një suprizë e bukur që vjen nga Kanadaja. Tingujt e muzikës shqiptare mbushën arenën e “Air Canada Centre”

Festave të Nëntorit iu bashkohet dhe një suprizë e bukur që vjen nga Kanadaja. Tingujt e muzikës shqiptare mbushën arenën e “Air Canada Centre”, si një vlerësim për 103-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Grupi “Shqiponjat e vogla”, të udhëhequra nga Liliana Cingu, performuan Vallen e Tropojës gjatë një ndeshje të NBA mes Toronto Raptors dhe Phoenix Suns.

Shqiptarët që u ndodhën në këtë ndeshje plot krenari regjistruan këtë video që shihni më poshtë.

2,474 Lexime
8 vjet më parë