“Shkëlzen Doli – Albanian Soul”

Violinisti Shkëlzen Doli, koncert në sheshin “Skënderbej”

Violinisti i njohur do të performojë në sheshin “Skënderbej”, ku hyrja do jetë me pagesë. Koncerti quhet “Shkëlzen Doli – Albanian Soul” dhe baza muzikore do të jetë shqiptare dhe e huaj…

Të gjithë e kujtojmë ende mbrëmjen e 2 janarit, ku violinisti Shkëlzen Doli solli në Tiranë Ansamblin Filarmonik të Vjenës. Me plis në kokë dhe me një teke raki, Doli i entuziazmoi të gjithë sallën e Pallatit të Kongreseve.


Atmosfera rreth koncertit të Dolit nisi me zhurmë sepse në reklamën që u bë, u tha se do vijë në Tiranë “Filarmonia e Vjenës” dhe u trumbetua se do të shfaqet “Koncerti i Vjenës”, i shoqëruar me pamje nga koncerti i Vitit të Ri që mbahet çdo datë 1 janar në Vjenë.


Violinisti i njohur do të vijë përsëri dhe do të performojë në sheshin “Skënderbej”, ku hyrja do jetë me pagesë. Koncerti quhet “Shkëlzen Doli – Albanian Soul”.


Është një show si i Andre Rieu i cili e zhvillon çdo vit 5 net rresht në vendin e tij. Por Rieu e mban me valse dhe materiale muzikore botërore, ndërsa ky show do të këtë bazë muzikore shqiptare dhe të huaj. Rreth 70 artistë do të marrin pjesë në koncert.


Ende nuk dihet sa para do t’i japë bashkia e Tiranës violinistit Doli për koncertin në shesh. Bëhet me dije se koncerti do të mbahet më 23 shtator 2017.

1,788 Lexime
6 vjet më parë