Zbulimi

Zbulohet uji më i vjetër i planetit!

Sipas testeve të bëra deri më tani, gjetja e re tregon se uji është rreth 2 miliardë vjet i vjetër. Zbulimi i lejon hulumtuesit që të hetojnë disa aspekte të rëndësishme të historisë së planetit tonë.

Në vitin 2013, kërkuesit kanadezë ishin të bindur se kishin zbuluar ujin më antik të Planetit, por nuk ishte kështu. Në fakt, një zbulim i ri ka çuar në identifikimin e ujit më të lashtë në të njëjtin vend.

Kërkuesit e Universitetit të Torontos në 2013 kishin zbuluar burimin e ujit që ishte rreth 1.5 miliardë vjet i vjetër në një minierë kanadeze. Tani në të njëjtin vend shkencëtarët kanë identifikuar një burim uji që është më antik se ai i mëparshmi, rreth 500 milionë vjet më i vjetër. Kërkimi është prezantuar në San Francisko.

Grupi i hulumtuesve ka punuar nën drejtimin e profesoreshës Barbara Sherwood Lollar, të cilët kanë gjetur një sasi të madhe uji. Në 2013, uji më antik i botës ishte gjetur për herë të parë në një minierë hekuri, zinku dhe argjendi, rreth 2.4 km në thellësi. Kërkimi i ri solli në identifikimin e një tjetër burimi, në një thellësi prej 3 km, në brendësi të së njëjtës minierë.

Sipas testeve të bëra deri më tani, gjetja e re tregon se uji është rreth 2 miliardë vjet i vjetër. Zbulimi i lejon hulumtuesit që të hetojnë disa aspekte të rëndësishme të historisë së planetit tonë. Në ujë janë gjetur gjurmë të organizmave që dikur jetonin në brendësi të burimit.

Sipas hulumtuesve të studiosh vendet e lashta ujore mund të ndihmojë në gjetjen e të dhënave të reja që mund të bëjnë që të besojmë se jeta mund të jetë e pranishme edhe në vende të tjera të sistemit diellor, sipër shembull në oqeanet e vendeve të akullta si Jupiteri apo Saturini.

1,614 Lexime
7 vjet më parë