
Zemra poetike e mësueses Drita Gjaci Topjana
Mësuesja Drita Gjaci Topjana sjell me pasion poezi për fëmijë dhe tema jetësore, të mbushura me ngrohtësi familjare, lumturi fëmijërie dhe vlera të sinqerta. Përmes vargjeve të saj të thjeshta, ajo na fton të ndjejmë pafajësinë, ëndrrat dhe dashurinë e fëmijëve.
Mësuesja Drita Gjaci Topjana, përveç angazhimit të saj në arsimin fillor, ka një pasion të veçantë për shkrimin e poezive për fëmijë dhe tema të ndryshme jetësore. Poezitë e saj janë një dritare e ngrohtësisë së familjes, lumturisë së fëmijërisë dhe vlerave të jetës, të përshkruara me sinqeritet dhe thjeshtësi.
Në poezitë që do të lexoni më poshtë, Drita na fton të ndjejmë botën përmes syve të fëmijëve dhe të rikthehemi tek momentet e bukura të pafajësisë, ëndrrave dhe dashurisë. Me një stil të ëmbël dhe të thjeshtë, ajo na tregon se si dashuria dhe familja janë thelbësore për rritjen dhe lumturinë e çdo fëmije. Le të zbulojmë së bashku emocionet dhe mesazhet e këtyre poezive të prekshme dhe frymëzuese.
UNË JAM FËMIJA MË I LUMTUR NË BOTË
(Mirënjohje fëmijërore)
Babi mua shumë më do,
më sjell lodra kurrë s`përton,
më blen tablet dhe dixhitalb,
në oborr s`harroj të dal.
Mami mua më ndihmon,
mirë mësimet t`i mësoj.
Vëllezërit shok më kanë,
nganjëherë dhe i ngacmoj.
Kejsin e kam moshatare,
në ballkon, nëpër dritare,
luajmë edhe në oborr,
kukafshehëzin, top me dorë.
Xhaxhi nga puna kur vjen,
kohë për mua gjithmonë gjen,
luajmë shah e domino,
pa fjalë unë atë e lë.
Xhaxhi tjetër në fshat jeton,
në verë për vizitë na fton.
Hallat afër i kam me shtëpi,
më shohin sa herë dal e hy.
Tezet i kam në kurbet,
për verë vijnë në vend të vet,
njëra qesen plot me rroba,
tjetra lodra edhe topa.
Bëjmë plane, shkojmë në det,
për piknik, fshati na pret.
Dajat shtëpi të bukura kanë,
bahçe, oborr, lule nga çdo anë.
Gjyshi ka shtëpinë në mal,
sa herë bie borë, atje dal.
Çfarë do më shumë një fëmijë?
Plot dashurime të afërmit e tij.
GJUMI
Mua gjumi nuk më merr,
sidomos kur jam në terr.
Eja afër mami im,
dhe më jep një përqafim.
M’i prek flokët, m’i ledhato,
edhe kokën ma fërko.
Shpejt vjen gjumi më merr mua,
bashkë me mamin përqafuar.
Ëndrra unë po shikoj,
tok me ju sikur lodroj.
O, sa jam duke u gëzuar,
Prindërit xhan më kanë mua.
NJË QERSHORI
Një qershori, o fëmijë,
ja na erdhi përsëri.
Gëzojnë shumë e hedhin valle,
një qershori festë e madhe.
Të gjithë të qeshur, të gëzuar,
plot me lule nëpër duar.
Dhe kurorat përmbi kokë,
një qershorin festojmë sot.
Dhe suprizat s`kanë të mbaruar,
të gjithë fëmijët për t`i gëzuar.
Balonat anembanë,
Dëshirat vend kanë me zënë.
TË DUA QERSHOR
Erdh qershori, sa bukuri!
Shumë po gëzohemi unë edhe ti.
Mësimet kanë përfunduar,
shumë kohë kemi për të luajtur.
Me shokë e me shoqe,
fushave do të vrapojmë.
Me këto cicërima,
edhe lëndinat do t`i gëzojmë.
Fytyrëqeshur si gjithmonë,
hidhemi, dridhemi, fluturojmë,
ta lashë unë, radhën e ke ti,
dielli po na qesh në sy.
Si margaritarë,
si yjet në qiell,
si lulet nëpër fusha,
janë fëmijët tanë,
Bekim për familjet,
për ty Shqipëri.
Janë të vegjëlit tanë,
që gëzojnë me ty
DUA TË MBETEM PRAPË FËMIJË
Dhe pse të vegjël,
shkollën kemi detyrë,
duam argëtim,
se mësojmë më mirë.
Koha nuk mjafton
ditët shpejt kalojnë,
mendimet ngatërrohen.
kujtimet ngelen gjatë.
Si luftë e vërtetë,
shumë hiperaktiv,
të gjitha dua t'i bëj,
me këtë mendjen time.
Kjo zemra e vogël,
shumë po më gufon,
kordat dëmtohen,
as vetë s'e kuptoj.
Zëri fillon çirret,
djersët më mbulojnë,
si maratonomak,
prapë unë po vrapoj.
Nëpër fusha vallëzoj,
ngjitem lart në korije,
luaj symbyllazi,
fshihem pas gëmushe.
Se jam fëmijë,
bukur jetën dua të jetoj.
Edhe kur të rritem,
jetën dua ta shijoj.
Dua, dua, o sa shumë dua,
të mbetem prapë fëmijë.
Dua, dua,
sa shumë e dëshiroj.
PRINDI NË SYRIN E NJË FËMIJE
Babi, mamit mos i bërtit!
Sjellja jote s`më pëlqen,
ajo është mami im,
dy herë mam nuk gjej.
Edhe ti sillu bukur,
sapo babin kritikove.
Epo shih ku je ulur,
vendi i babit a kuptove.
Babi, mami ju dua shumë,
bashkëudhëtarë ju kam në jetë,
nganjëherë se kuptoj as vetë,
sa të mirë jeni vërtetë.
EDHE NE ISHIM FËMIJË
Kur ishim të vegjël,
në shkollën fillore,
mamatë nuk na kapnin,
si ju ne për dore.
Jetonim në fshat,
ku ish jeta vetë,
faqet kuq si qershia,
trupin e lehtë si flutur.
Ngjitnim rrugën përpjetë,
për te shkolla lart.
Garonim me njeri-tjetrin.
Garonim edhe me retë.
Kur mësimin mbaronim,
si rrufe në shtëpi shkonim.
Kishim vetëm një penë,
bojën në kollomare.
Shkëlqente shkrimi në fletore,
mësuesja na përqafonte.
Ruanim kecat e qengjat,
Dora veç librat shfletonte.
Lexonim me zë të lartë,
mësimet përsëritnim me vete.
Sa më shumë që lodheshim,
dhjetat i merrnin çdo ditë.
Nuk mësonim se na detyronin,
e dinim se e kishim për detyrë.
Nuk njihnim as telefonin,
s'dinim ç'është kompjuteri.
Por librat i kishim shokë,
me to ndiheshim të lumtur.
Dëgjonim me vëmendje,
gjithçka na thonin mësuesit.
E kishim edhe ëndërr,
profesionin mësues.
Asnjëherë s'i shqetësonim,
për t'i mërzitur, as që bëhej fjalë.
Gjithë njerëzia i falenderonin.
Etika e tyre shumë e lartë.
se jeta ka ca rregulla,
E norma të lejuara.
Të shkruara e të pashkruara,
shkollën e quanim shkollë.
Si tempullin e dijes,
e njohim edhe sot.
Pra s'duhet ta ngatërrojmë,
me veshjen, as me modën.
Por shumë të lexojmë,
e dijen ta mësojmë.
Kur rregullat dhe detyrat,
fëmijët t`i zbatojnë.
Atëherë edhe mësuesit
llogari i kërkojmë.
Komunikimi me natyrën,
si një edukatore e rrallë,
shërben si urë qetësie,
në shpirtin e gjithësisë.
Befasia është e pranishme kudo,
papritur s'të bën më përshtypje,
kur ja di vlern jetës,
njeriu asnjëherë nuk gabon.
Mbretërinë e heshtjes,
e të urrejtjes,e thyen dashuria,
dhe në botën me ngjyra,
do të rriten fëmijët.
Me bisedat dhe lojërat,
që vetëm ata dinë t'i bëjnë,
na bëjnë dhe ne me krahë,
ata janë engjëj te vërtetë.
FIDANIT
Fidan i njomë, në rrugë të mora,
te dera e shtëpisë, ty të mbolla,
u rrite, u zgjate shtatin përpjetë,
fletë - fletë gjethet nëpër degë.
Sa herë lodhem, kur lexoj,
stërvis syrin, nga ti vështroj,
gjethet jeshil, trupin gri,
lulet ngjyra - ngjyra, frutet ëmbëlsi.
Bukuri e natyrës, je ti për mua.
Zgjimi i mëngjesit, nga zogj rrethuar.
Freski e drekës, me hijen lëshuar.
Qetësi e mbrëmjes, me heshtjen pushtuar.
Ç`është vallë gjithë kjo bukuri?
Si aromë pranvere përherë më je ti!
Fidan i njomë, sa ka si ti?
Siç të shërbeva, po më shërben dhe ti.
SEYLLI I KLASËS SIME JE TI
Yll je, të kam shpirt.
Mësuesja të ka zemër.
Mami të ka dritë syri.
Babi të ka diell.
Çfarë ka goca ime?!.
Pse s'ndjehet rehat?!.
Fotot fap e fap,
i shfaq dhe i heq prapë.
Te njëra mbulon syrin.
Tjetra ishte fantazmë.
Në tjetrën fytyrën ma zhgarravit.
Me maskë mbulon bukuritë.
Mëso t'i biesh nje vegle muzikore.
E vargjet nga ti do të rrjedhin si ujëvarë.
Artiste e aktore do të bëhesh në vendlindje.
Ëndërrat do të realizohen, pa e kuptuar as vetë.
Mjafton dëshira e vullneti që ke.
Duke lexuar libra rrit krijimtarinë.
Do të shijosh momente të bukura,
dhe copëza të tjera jete, do të përjetosh.
Do të jetosh aq jetë,
sa libra ke për të lexuar,
dhe ke për ta kuptuar vetë,
si film jeta ka për të vazhduar.
Ora bën tik-tak,
çou nga gjumi vrap e vrap,
se koha nuk të pret,
roja derën mbyll me çelës.
Pastaj ti ngelësh jashtë,
mësuesen, shkollën me dashtë,
por dhe shkolla ka orar,
mos shihni kukulla pa kufi.
Në darkë vonë mos me u shtri,
me flet gjumë rapatushi.
Nesër herët në mëngjes,
të del gjumi si lepurushi.
Shpejt e shpejt sytë i hap,
sapo mami dorën ta kap.
Sapo mami të thërret,
nga krevati ti zbret.
I lan faqet me shpejtësi,
edhe dhëmbët me kujdes,
i kreh flokët për bukuri,
bukën në çantë e vendos.
E hedh çantën përmbi supe,
edhe nisesh për në shkollë,
ec e ec ti me hap,
dhe orarin ke me kap.
SOLIDARITET
Ta jetojmë jetën.
Sot unë, nesër ti.
Sot një fjalë, nesër një dorë.
Sot një buzëqeshje, nesër nje detyrë.
Një nga një, bëhen shumë.
Mësojmë sjellje, ti dhe unë.
Asnjëherë nuk është vonë.
Asnjë s'ka lindur i ditur.
T'i mësojmë një nga një.
Një nga një bëhen shumë.
Qeshim unë edhe ti.
Unik sot në një detyrë.
Nesër në jetë, sfidojmë ligësinë.
S'më duhet asgjë pa ju.
S'mësojmë asgjë, po s'hasem vështirësi.
Të kërkojmë dashurinë dhe paqen në botë.
Jeta është e bukur, ta jetojmë.
Të mirën ta duam, keq të mos mendojmë,
vetë do ta vuajmë, e prapë s'e kuptojmë.
Se si Zoti luan me mendjen tonë.
FËMIJËT E ZBUKUROJNË BOTËN
Fëmijët janë si lulet.
Fëmijët janë si fluturat.
Fëmijët janë cicërimat e para.
Fëmijët janë vetë jeta.
Imagjinoni nje kopësht pa lule.
Një lëndinë pa flutura.
Një pyll pa cicërima.
Vetë natyra do të dukej bosh.
Prandaj kujdesuni për fëmijët,
që ta zbukurojmë më shumë botën.
Fëmijët janë jetë e shtuar, shpresa e prindërve.
Janë thesari më i çmuar i tyre.
Fëmijët janë engjëjt në tokë,
që na sinjalizojnë ne me sjelljet e tyre.
E mbajnë ende tokën që të mos plasaritet.
Nganjëherë vetë Zoti na duron për hir të fëmijëve.
FAMILJA IME
Kur fjala është për diellin,
dashurinë e familjes,
fëmijët s'përtojnë,
gjejnë fjalët më të bukura të universit.
Ja fillojnë me fjalët të tilla si:
Prindërit e mi janë;
Parfum,
trëndafil,
lulekuqe,
zambak,
diell,
ngrohtësi,
qetësi,
dashuri,
jetë,
pasuri,
lumturi,
gëzim,
harmoni.
Për prindërit “shemb universin” shprehen fëmijët.
BIM`BIJA
Ciao zio! Dove vai?
Nëna është e imja krejt.
Si e jotja ditë pesë?
Po të tjerat, moj mbesë!
Si e jotja pesë ditë?
Ku i la të tjerat o bim`bijë?
S`dua zio! S`dua ciao!
Dua përshëndetje dajo!
Dua dajo, ku je?
Dua dajo, po vij atje.
Dua kurbetin me lënë.
Dua te nënat me ardhë.
Me të gjithë me u ç`mallë.
Jetës do t`ia dalim mbanë.
Dua jetën ta shijoj.
Vendlindjen time ta gëzoj.
Jehonë e shpirtit, me vete lufton.
Zemra e nënave, po gjëmon.
Dua kurbetin ta harroj.
As në ëndrra ta mendoj.
REFLEKTIM
Janë ca çaste që na bëjnë të reflektojmë.
Besimi është art me vete.
Mirësia dhe Shpresa janë motra me Besimin.
Vallen e tërheqin herë Besimi, herë Mirësia.
Shpresa nuk i prin asnjeherë valles.
A e dini përse?
Sepse duhet të jesh i mirë edhe të kesh besim,
që të arrish shpresën.
Autore: Drita Gjaci Topjana
Mësuese e Arsimit Fillor, shkolla “28 Nentori”, Tiranë

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Dedikim nga mësuesi Gëzim Dalliu: Udhëtimi i minimaturës, kujtime, rritje dhe urime për të ardhmen
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor