FAQ & Ndihmë



Portali Shkollor
e-libri
eudhëzuesi
Portali Shkollor i dedikohet arsimit. Në këtë faqe do të gjeni informacione rreth botës së arsimit, të lexoni lajme nga shkolla të ndryshme, eksperienca botërore në fushën e arsimit, të zbuloni shumë kuriozitete dhe të njiheni me qëndrimet e ekspertëve. Pas regjistrimit në Portalin Shkollor ju gjendeni përpara një game të gjerë materialesh për të cilat ju keni nevojë.

Çfarë përfiton mësuesi nga Portali Shkollor?
Pas regjistrimit në www.portalishkollor.al, mësuesi përfiton akses në shumë materiale shtesë të cilat synojnë lehtësimin e punës së përditshme si: plane mësimore, plane për një orë mësimi, ligje dhe akte nënligjore lidhur me arsimin, rregullore dhe udhëzues. Nëse gjatë mësimdhënies përdor librat e Shtëpisë Botuese Albas, atëherë automatikisht mësuesi përfiton edhe librin në versionin digjital.

Pse është e nevojshme të regjistroheni dhe si të shkarkojmë e-librin?
Regjistrimi është i nevojshëm që të mund të keni akses tek materialet e përgatitura për mësuesit. Me tre hapa të thjeshtë shkarkoni dhe instaloni librin tuaj digjital:
- regjistrohuni në www.portalishkollor.al
- shkarkoni platformën e-librit shkollor Albas
- instaloni librin tuaj digjital.

Sa shpesh përditësohet Portali Shkollor?
Lajmet në Portalin Shkollor pasurohen çdo ditë. Redaktorët i përzgjedhin materialet dhe i përpunojnë ato në mënyrë që të jenë sa më të qarta dhe lehtësisht të kuptueshme për ju. Çdo nxënës, mësues dhe prind mund të bashkëpunojë me Portalin Shkollor, mjafton që të dërgojnë një e-mail në adresën info@portalishkollor.al.

Çfarë përfitojnë nxënësit dhe prindërit nga Portali Shkollor?
Në portal nxënësit dhe prindërit mund të informohen për tema të cilat iu përkasin atyre. Një larmishmëri informacionesh ju drejtohet atyre duke i ndihmuar të kenë një marrëdhënie të mirë mes tyre, të kuptojnë njërit-tjetrin, të kuptojnë procesin e rritjes dhe ndryshimet që pëson trupi i tyre, të kuptojnë veprime të caktuara pasi ato shpjegohen nga ana psikologjike. Gjithashtu, Portali Shkollor promovon nxënësit dhe mësuesit e talentuar.
Nëse në klasë nxënësi përdor librat e Shtëpisë Botuese Albas, atëherë nxënësi përfiton edhe e-librin shkollor Albas të cilin mund ta shkarkojë në pajisjen e tij.

Çfarë ofron Portali Shkollor për drejtuesit e shkollave?
Drejtorët e shkollave në këtë faqe mund të ndjekin zhvillimet aktuale nga bota e arsimit. Ata mund të bëhen pjesë e Portalit Shkollor ku mund të pasqyrojnë aktivitetet që zhvillojnë në shkollë duke kontaktuar me redaksinë në adresën info@portalishkollor.al. Gjithashtu Portali Shkollor u ka mundësuar të gjitha shkollave që të kenë një profil të tyre në këtë faqe dhe ta menaxhojnë atë duke pasqyruar gjithçka që ndodh në shkollë.

Portali Shkollor Albas ofron librin digjital të pasur me materiale multimediale me qëllim që të mbështesë mësuesit dhe nxënësit në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
E-libri shkollor Albas ka përmbajtje interaktive dhe nxit kureshtjen tek nxënësit. Materialet e ndryshme multimediale pasurojnë dhe plotësojnë librat si dhe u japin mundësi përdoruesve të teksteve të shtojnë materiale të tjera nëse ata e shikojnë të arsyeshme.

Çfarë është e-libri shkollor Albas?
E-libri është versioni elektronik interaktiv i librave shkollorë të Shtëpisë Botuese Albas.

Për çfarë shërben e-libri dhe cilat janë përparësitë e tij?
E-libri është versioni elektronik i librit të shtypur i cili përmban materiale multimediale si: fotografi, video dhe regjistrime audio, animacione 3D etj., si dhe materiale shtesë për mësuesit si: plane mësimore, librat e mësuesit etj. Përveç materialeve multimediale dhe materialeve shtesë, e-libri përmban mjete të dobishme për ta bërë orën mësimore interaktive.

Si mund të bëhen nxënësit përdorues të e-librit?
Për t’u bërë përdorues i e-librit nxënësit fillimisht duhet të regjistrohen në www.portalishkollor.al dhe më pas, nëpërmjet kodit që gjendet në fund të librit, mund të shkarkojnë librin digjital.

Si përdoret libri digjital?
Mundësitë për përdorimin e e-librit shkollor Albas janë të shumta. Me anë të mjeteve për shënime dhe nënvizime, mësuesi i ndihmon nxënësit të kuptojnë se çfarë është më e rëndësishme në secilën temë mësimi. Materialet multimediale që ndodhen në libër plotësojnë mungesën e mjeteve mësimore si: Hartat gjeografike ose mungesën e elementëve të nevojshme për të realizuar një punë laboratori.

Si përdoret e-libri në shtëpi?
Nxënësit mund të mësojnë me e-librin shkollor Albas duke bërë nënvizime në tekst, qarkime si dhe mund të shtojnë materiale të cilat ata i kanë gjetur në internet, t’i kenë në librin e tyre dhe t’i përdorin në orën e mësimit. Ata nuk kanë nevojë që materialet që ata kanë gjetur gjatë studimit të tyre t’ua dërgojnë mësuesve me e-mail, t’i marrin me USB apo t’i hedhin në disk pasi të gjitha mund t’i kenë në librin e tyre digjital. Në këtë mënyrë nxitet kureshtja dhe krijimtaria, si dhe lehtësohet përshtatja e stileve të ndryshme të mësimnxënies.

Pyetje të tjera

Në sa pajisje mund të instalohet e-libri?
Portali Shkollor ju mundëson që platformë e e-librit shkollor Albas ta shkarkoni në të gjitha pajisjet me sisteme operative si: windows, android, ios, mac.

A është i nevojshëm interneti gjatë përdorimit të e-librit?
Lidhja me internetin është e nevojshme vetëm gjatë procesit të shkarkimit të e-librit nga Portali Shkollor. Më pas ju mund të përdorni librin digjital edhe nëse nuk keni lidhje me internetin.

A është i nevojshëm trajnimi për përdorimin e e-librit?
Jo. E-libri është jashtëzakonisht i lehtë për t’u përdorur. Gjithçka është e shpjeguar me detaje dhe në gjuhën shqipe. Kjo bën që e-libri të përvetësohet lehtësisht nga të gjithë përdoruesit.

Sa i përfshirë është e-libri në procesin e mësimdhënies?
E-libri është shumë i përfshirë në procesin e mësimdhënies, sepse mundëson përvetësimin e mësimit nga nxënës të niveleve të ndryshme. Materialet multimediale i japin mundësi mësuesit të pasurojnë orën e mësimit. Disa nxënës mësojnë më shumë duke parë, të tjerë duke dëgjuar dhe të tjerë duke eksperimentuar, në librin digjital ka materiale për secilin nxënës.

Cilët janë autorët e librave të shtëpisë botuese Albas?
Autorët e librave janë mësues, profesionistë të cilët janë në kontakt çdo ditë me nxënës, i njohin dobësitë, nevojat dhe mundësitë e tyre. Tekstet e hartuara prej tyre iu përshtaten nxënësve dhe mësuesve.

A ka pagesë shtesë për e-librin shkollor Albas?
Jo. Të gjithë përdoruesit e e-librit shkollor Albas, pra mësues dhe nxënës, kanë të drejtë të përdorin këtë mundësi përmes blerjes së librit të shtypur me çmimin aktual në treg.

A munden nxënës dhe mësues të cilët nuk përdorin librat e Albas-it të jenë përdorues të e-librit?
Jo. E-libri përdoret vetëm nga mësuesit dhe nxënësit që kanë zgjedhur të punojnë me tekstet shkollore të Shtëpisë Botuese Albas.