VENDIM

Kriteri i notës mesatare për pranimin në universitete

Vendim për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve

Vendim për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2018–2019



VENDOSI:


1. Kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programete integruara të studimeve të ciklit të dytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyreprogrameve, në institucionet e arsimit të lartë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëmtë lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar në këtë vendim.


2. Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, nota mesatare përpranimin në programet e studimit të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit tëdytë ose për të transferuar studimet në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimittë lartë, për vitin akademik 2018-2019, të jetë nota 6 (gjashtë). Nota mesatare për pranimin në institucionete arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si më poshtë vijon:a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet eshkollimit në arsimin e mesëm të lartë.b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore.


3. Për kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimit të fushës së mësuesisë, për vitinakademik 2018–2019, nota mesatare e përllogaritur, sipas këtij vendimi, të jetë nota 7 (shtatë). Programete studimit të fushës së mësuesisë përcaktohen në shtojcën 1, që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërësee këtij vendimi. Nota mesatare për pranimin në programet e mësuesisë përllogaritet si mesatare e thjeshtëe treguesve të përcaktuar në shkronjat “a” e “b”, të pikës 2, të këtij vendimi.


4. Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare, me karakterprofesional, nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në pikën 2, të këtijvendimi.


5. Institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë dhe njësitë arsimore vendore janë përgjegjëse përpërllogaritjen e notës mesatare dhe dërgimin e këtyre të dhënave në Qendrën e Shërbimeve Arsimore.


6. Procedurat për njëvlershmërinë e dokumenteve të paraqitura nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj, tëcilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë jashtë vendit, dhe përllogaritja e notës mesatare për këtakandidatë kryhen në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, sipas përcaktimeve të pikës 2, të këtij vendimi. Nërastet kur nuk aplikohen provimet e Maturës Shtetërore, komisioni përkatës përcakton mënyrën epërllogaritjes së notës mesatare. Komisioni përkatës dërgon të dhënat te njësia arsimore përkatëse.


7. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, institucionet earsimit të mesëm të lartë, njësitë arsimore vendore dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtijvendimi.


Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.  

6,528 Lexime
5 vjet më parë