MASHT DHE UNICEF

Masht dhe Unicef me iniciativë për vizita nëpër familje mbi rëndësinë e edukimit të hershëm

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim udhëheqësin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, me të cilin bisedoi për mundësi të bashkëpunimit në procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim udhëheqësin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, me të cilin bisedoi për mundësi të bashkëpunimit në procese të rëndësishme në arsimin parauniversitar


Ministri Bytyqi, fillimisht falënderoi UNICEF-in për mbështetjen të vazhdueshme në arsim dhe për gatishmërinë që të ofrojë ekspertizë për hartimin dhe akreditimin e programeve të mbështetura në shkathtësi në edukimin formal të Kosovës.


Ministri theksoi rëndësinë e këtyre programeve për pajisjen me shkathtësi për jetë dhe punë të të rinjve, ndërsa shtroi nevojën e informimit të duhur për përfitimet që mund të kenë të rinjtë nga këto programe, sidomos nga programi UPSHIFT, përmes të cilit ata mund të zhvillojnë shkathtësi teknologjike, inovative dhe kreative. 


Në këtë takim, u bisedua edhe për angazhimet e përbashkëta të MAShT dhe UNICEF në parandalimin e braktisjes së shkollimit, e po ashtu edhe për rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme dhe nevojën për vetëdijësimin e prindërve përmes materialeve të ndryshme informuese lidhur me këtë çështje.    

Ministri Bytyqi dhe udhëheqësi i UNICEF-it, Murat Sahin, u dakorduan që MAShT në bashkëpunim me UNICEF-in të fillojnë një fushatë vetëdijësuese nëpër familje, ku do t’ju ofrohet prindërve pako me informacione mbi rëndësinë e edukimit dhe shëndetësisë për moshat 0-3 vjeç. 


(Portali Shkollor)

2,873 Lexime
5 vjet më parë