REFORMË KURRIKIULARE

Reforma kurrikulare në arsimin parashkollor

Kjo reformë shpreh nevojat për ndryshime kurrikulare, duke parashtruar kornizën kurrikulare, kompetencat kyçe, kompetencat e të shprehurit, të menduarit, personale, qytetare, digjitale, fushat e të nxënit, etj...


Nevoja për ndryshime kurrkulare

Mungesë e Kornizës  Kurrikulare  për arsimin parashkollor

-Kurrikula  ishte e ndërtuar me objektivatë fushës njohëse;

-Standardet e përmbajtjes dhe të arritjes për arsimin parashkollor,ishin të hartuara në vite të ndryshme;

-Mungonte plani mësimor si dokument kurrikular.

-Fushat e të nxënit në arsimin parashkollor ndryshonin nga fushat e të nxënit të arsimit të detyruar.

-Dokumentet e prodhuara, si Standardet dhe Programet e parashkollorit nuk kishin koherencë  dhe nuk pasqyronin zhvillimet në arenën ndërkombëtare.


Janë hartuar këto dokumente:

-Korniza kurrikulare e arsimit parashkollor;

-Standardet e zhvillimit dhe të të nxënit të fëmijëve 3-6 vjeç;

-Kurrikula bërthamë nga klasa përgatitore deri në klasën e pestë;

-Programet e reja për moshën 3-4 vjeç;

-Standardet e mësuesit të arsimit parashkollor.


Korniza Kurrikulare e arsimit parashkollor, ka statusin e dokumentit politik, me fuqi gjithëkombëtare.

-Ngakydokument rrjedhin të gjithë dokumente te tjerë, që përmbushin qëllimin e mirërritjes dhe të edukimit të fëmijës në moshat 3-6 vjeç. 

-Ky cikël shkollimi ka fokus mirërritjen dhe edukimin e fëmijëve njëkohësisht.


Materialin mund ta shkarkoni më poshtë

(Portali Shkollor)

10,940 Lexime
5 vjet më parë