ARSIMI PARAUNIVERSITAR

Struktura e plotë e vitit shkollor 2019-2020

Më poshtë do të njiheni me strukturën shkollore të arsimit bazë, arsimit të mesëm të ulët dhe atë profesional, mbështetur në publikimin zyrtar që ka bërë Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

1. Struktura e vitit shkollor 2019 - 2020 të jetë si më poshtë:


1.1. Në arsimin bazë

a. Mësim

Mësimet fillojnë m6 16 shtator 2019 dhe mbarojnë më 12 qershor 2020.


b. Pushime

Fillojnë më 21 dhjetor 2019 dhe mbarojnë më 5 janar 2020.


c. Provime

Provimet kombëtare të arsimit bazë zhvillohen në periudhën 13 - 30 qershor 2020.


1.2. Në arsimin e mesëm të lartë

a. Mësim

Mësimet fillojnë më 16 shtator 2019 dhe mbarojnë më 19 qershor 2020.

Për maturat, viti shkollor fillon me 16 shtator 2019 dhe mbaron më 5 qersho r 2020.


b. Pushime

Fillojnë më 21 dhjetor 2019 dhe mbarojnë më 5 janar 2020.


c. Provime

Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 6 - 30 qershor 2020.


1.3. Në arsimin profesional

a. Mësim

Mësimet fillojnë më 16 shtator 2019 dhe përfundojnë:

a.1. Më 19 qershor 2020, për nxënësit e klasave të 10-ta (për të giitha strukturat), për nxëndsit e klasave të 12-ta (për strukturën 2+2) dhe për nxënësit e klasave te 11-ta dhe te 12-ta (për strukturën bllok 4-vjeçare).

a.2. Me 5 qershor 2020, për nxënësit e klasave të 11-ta dhe te 12-ta (struktura 2+1+1) dhe për nxënësit e klasave te 11-ta (struktura 2+2).

a.3. Me 29 maj 2020, për të gjithë nxënësit maturantë.


b. Pushime

Fillojnë më 21 dhjetor 2019 dhe mbarojnë me 5 janar 2020.


c. Provime

c.1. Provimet përfundimtare të Nivelit I dhe II zhvillohen në periudhën 8 - 19 qershor 2020.

c.2. Provimi përfundimtar I Nivelit III zhvillohet në periudhën 1 - 5 qershor 2020.

c.3. Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 6 - 30 qershor 2020.


(Portali Shkollor)

46,954 Lexime
4 vjet më parë