Fjalëkalimi

8 sugjerime se si të krijoni fjalëkalim të sigurtë

Fjalëkalimi më i mirë është diçka të cilën nuk mund ta harroni, por që edhe familjarët tuaj ose shoqëria më e ngushtë të mos ketë mundësi ta gjeje atë

Nëse bëni çdo gjë me kompjuterat, atëherë me shumë siguri keni të bëni edhe me shumë fjalëkalime të ndryshme. Fjalëkalimi më i mirë është diçka të cilën nuk mund ta harroni, por që edhe familjarët tuaj ose shoqëria më e ngushtë të mos ketë mundësi ta gjejë atë.

Është e qartë që të mos përdorni shembujt që do ju japim këtu. Por sidoqoftë disa nga këto ide duhet të jenë të dobishme për të krijuar fjalëkalimet tuaja të sigurta.

1.     Përdorni klasa karakteresh të ndryshme. Shumë sisteme kërkojnë që fjalëkalimi juaj të ketë disa karaktere të ndryshme. Shkronjat nga a tek z janë një klasë karakteresh, A deri në Z një tjetër klasë, 0 deri në 9 një tjetër dhe simbolet janë klasa e 4. Kështu që fjala “kitarë” është më pak e sigurtë se fjala “KiTArË” dhe kjo e fundit përsëri më pak e sigurtë se “K1taR&”. Një mënyrë e thjeshtë për të mbajtur mend fjalëkalimin me shkronja kapitale dhe të vogla është të shënosh me të mëdhaja vetem shkronjat zanore ose vetëm bashkëtingëlloret.

2.     Përdorni shkronja nga një frazë. Përdorni shkronjen e parë të çdo fjale në një frazë ose të një teksti kënge etj. Si për shembull “gur gur bëhët murë” pra fjalëkalimi i bie të jetë “Ggbm”

3.     Numrat nga shkrimi. Përdorni tastieren e celularit tuaj të ktheni një fjalë në të barabartën e saj numerike për ta përdorur si fjalëkalim.

4.     Përdorni më shumë se një fjalë. Fjalëkalimet me një fjalë të vetme janë të lehta që të gjenden. Zgjidhni fjalë që i mbani mend, por që dikush tjetër të mos i gjejë. Përshembull fjalët si: autokombanjë, anijemevela etj. janë fjalëkalime më të sigurta se ato me vetem një fjalë.

5.     Ide për fjalëkalime. Ndonjëherë të mendosh një fjalëkalim është e vështirë. Mbani mend që ju duhet të shënoni një fjalëkalim me tematikë që nuk flisni çdo ditë për të.

6.     Ndani fjalët me numra. Për shembull fjalëkalime si: samsung3galaxy etj.

7.     Modifikoni fjalëkalimet për çdo faqe apo adrese që keni. Në teori, strategjia me e sigurtë është të përdoresh fjalëkalime të ndryshme për faqe dhe adresa të ndryshme. Në praktikë kjo do të thotë që do ju duhet t’i shkruani të gjitha këto. Duke zgjedhur një fjalëkalim të sigurtë dhe duke e përpunuar atë është më e lehtë dhe më e sigurtë se të mbash mend apo të shkruash të gjitha. Për shembull të njëjtin fjalëkalim mund të përdorni për adresen e emailit dhe po të njëjtën për profiling në facebook por me një ndryshim si për shembull: “makinaekuqe” fjalëkalimi për e-mail dhe “maKin@eKuqE” për profiling e facebook-ut

8.     Bazuar në datë. Disa sisteme të kërkojnë që të ndryshoni fjalëkalimin një herë në 180, 90 ose 60 ditë. Nëse jeni mësuar me këtë llojë metode ju mund të ndryshoni fjalëkalimin bazuar në datën që të kërkohet ndryshimi si për shembull: “Q20” mund të vendoset si fjalëkalim në daten 20 Qershor.

(Përgatiti: Portali Shkollor)

4,898 Lexime
8 vjet më parë