RAPORTI ME LIBRIN

A po i nxisim fëmijët të lexojnë shpejt?

Nëse 2020 na ka mësuar diçka, kjo është vlera e ngadalësimit. Praktika aktuale jo vetëm që nuk po na jep fëmijë që duan të lexojnë, por po zbeh edhe kushtet apo cilësinë e të lexuarit.

Nëse 2020 na ka mësuar diçka, kjo është vlera e ngadalësimit. Praktika aktuale jo vetëm që nuk po na jep fëmijë që duan të lexojnë, por po zbeh edhe kushtet apo cilësinë e të lexuarit.


Për fëmijët e vegjël, përvojat e para të leximit janë të ndërlikuara. Që në kopësht fëmijët mësojnë shkronjat dhe tingujt. Të dyja këto detyra kërkojnë memorizim të shpejtë që aktivizon kujtesën afatshkurtër. Mësuesit ecin aq shpejt sa fëmijët e kanë të vështirë t’i gëzohen të lexuarit dhe mësimeve të vogla. Në vend që mësuesit të evidentojnë kënaqësinë që fëmijët përfitojnë nga të lexuarit, ata zhvendosen në analiza. 


Që në klasë të tretë, fëmijët fillojnë të mësojnë rreth disiplinave të ndryshme dhe në klasë të gjashtë ata kanë mësues të ndryshëm për secilën lëndë. Të gjithë këta mësues presin që nxënësit të kryejnë detyrat e shtëpisë, të lexojnë detyrat dhe t'u përgjigjen pyetjeve. Nëse nxënësit dekurajohen nga sasia e madhe e leximit akademik, ata jo vetëm që nuk do të bëjnë detyrat, por edhe nuk do të lexojnë vullnetarisht. 


Leximi është një dhuratë, një dritare ndaj botës. Kohët e fundit është bërë një metodë e detyruar e marrjes së informacionit. Ne i detyrojmë nxënësit të lexojnë që në moshë shum ëtë re dhe me një intensitet të lartë, aq sa mund të dekurajohen. Ndaj, raporti me librin duhet të vijë natyrshëm, përshtatur me moshën dhe duke ndjekur frekuencën e duhur. 



Përktheu P.Shtini

Burimi: https://www.weareteachers.com/reading-pressures/


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

584 Lexime
1 muaj më parë