Projekt

“Anatomia e kompjuterit”, projekt në TIK

Ky projekt është hartuar nga mësuesja e shkollës 9-vjeçare “Zigur Lelo” Vlorë, Daniela Kasimi dhe nxënësit e klasës së VII dhe VIII të kësaj shkolle. Shikoni se si njihen nxënësit nën drejtimin e mësueses me të gjitha pjesët e kompjuterit.

Përshkrimi i projektit

Nxënësit të dinë rëndësinë e kompjuterit. Konfigurimi i tij, lidhjen hardëare dhe softuer, si dhe zbulimi i të gjitha pjesëve të kompjuterit dhe prekja e tyre. Pra, ata t’i njohin më mirë duke i shqyrtuar konkretisht.


Objektivi:

- Të njohin ndërtimin e kompjuterit  

- Të dinë lidhjen hardëuare dhe softëare

- Të njohin dhe të emërtojnë pjesët e kopjuterit 


Procedura e punës:

1. Kohëzgjatja 1 muaj e gjysmë.

2. Të gjitha shkollat të paraqesin ndërtimin e kompjuterit.

3. Për 1 javë fëmijët të kenë vizatuar anatomin e kompjuterit

4. Të bëjnë dallimet midis hardëare dhe softëare si dhe lidhjen e tyre.

5. Të zbërthejnë një kompjuter të vjetër dhe të emërtojnë të gjitha pjesët kryesore të  kompjuterit.

6. Të gjitha fotot të paraqiten në tëinspace.

7. Të paraqesin këndin me të gjitha pjesët e kompjuterit.


Rezultatet e pritshme:

- Shkolla të paraqesë këndin me të gjitha pjesët e kompjuterit

- Nxënësit të dinë mirë anatomin e kompjuterit, t’i prekin dhe t’i emërtojnë ato.

Punoi: Mësuesja Daniela Kasimi, shkolla 9-vjeçare “Zigur Lelo”, Vlorë


Ky projekt u vlerësua nga Bashkimi Europian me etiketën e cilësisë. Urime mësueses Daniela Kasimi dhe shkollës 9-vjeçare “Zigur Lelo”, Vlorë.


(Daniela Kasimi, Portali Shkollor)

4,355 Lexime
6 vjet më parë