Kosovë

Arsimi parauniversitar Kosovë/ Ditari personal i mësimdhënësit për vlerësimin e nxënësve

Mësimdhënësi Mentor Hajrizi, ka përgatitur një ditar personal tashmë të përpunuar për të gjithë mësimdhënësit e të gjitha fushave. Atë e keni të gatshëm tani dhe mund ta shfrytëzoni për aktivitetet mësimore të nxënësve tuaj.

DITARI PERSONAL I MËSIMDHËNËSIT PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE

SIPAS KORNIZËS SË KURRIKULËS SË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR

TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS


Ditari personal është bërë kusht i domosdoshëm për të gjithë mësimdhënësit kosovarë. Ai shërben për rezultatet e vlerësimit formativ në nivelin e arritjes së rezultateve të të nxënit. 

Vlerësimi përmbledhës në Kosovë realizohet në tri periudha mësimore: Shtator – Dhjetor; Janar – Mars dhe Prill – Qershor. Për secilën periudhë mësimore rezultatet evidentohen në ditarin personal të mësimdhënësit me komente dhe me nota për nivelin e arritjes së rezultateve të të nxënit.


Mësimdhënësi Mentor Hajrizi, ka përgatitur një ditar personal tashmë të përpunuar për të gjithë mësimdhënësit e të gjitha fushave. Atë e keni të gatshëm tani dhe mund ta shfrytëzoni për aktivitetet mësimore të nxënësve tuaj që me fillimin e periudhës së dytë mësimore.  


SQARIM: 

VP1 (60%)

A - angazhim në klasë

D - detyra e shtëpisë

K - kuize

D - debate

P - prezantime me gojë

E - ese

T - teste

P - portofolio

P - projektet dhe puna praktike

VP2 (40%)


Vlerësimi përmbledhës 2 realizohet nëpërmjet një instrumenti vlerësues. Këtë instrument vlerësues duhet ta përcaktojnë aktivet profesionale në nivel shkolle.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

44,191 Lexime
2 javë më parë