"Bashkohuni për një dhuratë": Ftoheni të sillni solidaritet dhe shpresë
Eksperti i arsimit Fiqiri Çifliku nxit solidaritetin tek nxënësit dhe të rinjtë: dhurata për fëmijët në nevojë këtë fundvit, ndihma për familjet e prekura nga fatkeqësitë dhe përfshirja në projekte sociale, duke shndërruar mirësinë në veprim konkret.
Nga Fiqiri Çifliku, ekspert i arsimit
Data 5 dhjetor 2025 është shënuar si Dita e Vullnetarizmit. Në Shqipëri, tashmë kemi edhe një ligj i posaçëm, që synon të krijojë një kuadër institucional për nxitjen dhe mbështetjen e vullnetarizmit. Kjo është një hapje e re për të amplifikuar shembujt e mirë që lindin në institucione tona.
Po ndalem tek institucionet arsimore dhe po përmend disa shembuj nga DAR Berat apo DPAP (sot AKAP Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar), në periudhën 2014-2022, ku solidariteti nuk ka qenë vetëm fjalë, por praktikë konkrete.
Për DAR Berat, mund të sjellim në kujtesë shembuj të nxënësve dhe mësuesve që kanë organizuar aktivitete për komunitetin, duke e kthyer shkollën në një qendër solidariteti.
Nxënësit që mblidhen për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet në Berat, Dimal dhe rrethina, duke shpërndarë ushqime, rroba, apo duke organizuar aktivitete për fëmijët e këtyre zonave. Nuk e ekzagjeroj të them se kanë kontribuar edhe për të ndërtuar banesën e një familjeje në nevojë.
Binjakëzime midis nxënësve të shkollave të ndryshme brenda qarkut, por edhe përtej, në Kosovë. Çdo shkollë në Berat ka pasur binjaken e saj në Prizren. Nxënësit vizitojnë njëri-tjetrin edhe me ditë të tëra, ndajnë libra, aktivitete kulturore, dhe krijojnë miqësi që kalojnë kufijtë e klasës.
Kjo gjë forcon lidhjet sociale, ul ndarjet mes zonave, dhe krijon një kulturë bashkëpunimi që shkon përtej ndihmës materiale.
Shumë i veçantë është aktiviteti për Vitin e Ri. Fëmijët që kanë mundësi u bëjnë dhurata fëmijëve që e kanë pasur të kufizuar blerjen e tyre për festa.
Për të vijuar pastaj në DPAP, ku me mbështetjen e të gjitha ZVAP-ve dhe shkollave janë mbledhur ndihma për familjet e zonave të prekura nga tërmetit të vitit 2019 apo përmbytjeve në zonat e Shkodrës dhe Lezhës.
Sot doja të ndaja edhe një nismë, ku ai/ajo që ka mundësi mund të gëzojë një fëmijë, duke i bërë një dhuratë, sipas mundësi, pasi për ta dhuratat janë ëndërr.
"Shqipëri një dhuratë", në linkun më poshtë:
Ndihma për familjet në nevojë, ose përfshirja e të rinjve në projekte sociale, janë shembuj që duhen amplifikuar. Nxënësit mund të jenë “engjëjt e vegjël të solidaritetit” për të treguar se ligji i ri për vullnetarizmin nuk është thjesht një akt juridik, por një kornizë për të amplifikuar dashurinë njerëzore.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
Përkujtohet 10 dhjetori, Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut
Historia e shkrimit
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"