Lexim jashtë klase

Bisedë letrare, klasa e VI

Planifikimi i orës mësimore 90 minuta, me temë “Lexim jashtë klase” është realizuar nga mësuesi Ilir Braçja, shkolla 9-vjeçare “28 Nëntori” Pekisht, Peqin. Shikoni se si është realizuar kjo bisedë letrare hap pas hapi.

Fusha: Të lexuarit e teksteve

Lënda: Gjuhë shqipe 

Shkalla: III 

Klasa: VI

Rubrikat: Te lexuarit e librave jashtë shkollorë

Temat mësimore:

Ora e I: Lexim jashtë klase. Romani “Zemër”(E. De Amiçis)

Ora e II: Lexim jashtë klase.Romani “Zemer”(E.De Amiçis)

Situatat e të nxënit:

- Libri ngelet dritare dhe anije e përhershme për të parë dhe njohur botën.

“Çdo libër, që ia vlen për ta lexuar, është krijuar nga shpirti.” B. Shou.

Shënim: Nxënësit e kanë marrë nga biblioteka romanin katër javë më parë dhe janë përgatitur për “Lexim jashtë klase” në fletoret e punës me shkrim.


Rezultatet e të nxënit për njësinë mësimore 1:

Nxënësi:

- Diskuton për jetën dhe veprën e E. De. Amiçis

- Dallon romanin ,si lloj i tekstit letrar.

- Bën përmbledhjen e romanit sipas pikave të planit, analizon strukturën dhe personazhet e tij.


Rezultatet e të nxënit për njësinë mësimore 2

Nxënësi:

- Analizon personazhet, cilësitë fizike e morale.

- Zbulon problematikat që trajtohen në roman.

- Evidenton shprehje dhe thënie që i kanë ngelur në kujtesë nga leximi i romanit, evidenton dhe shpreh mesazhet e tij, një mbyllje ndryshe.


Fjalët kyç: roman; tematikë; strukturë; personazh; personazh kryesor; problematike, pikë kulminante; zgjidhje,mesazh, etj.


Lidhja me fushat e tjera ose temat ndërkurrikulare: Letërsinë, Historinë, Gjeografinë

Zhvillon mënyrën e komunikimit tek nxënësit.

Burimet: Romani “Zemer” i E. D Amiçis.Fletore pune. Material nga interneti për Edmond De Amiçis.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Stuhi memdimesh,Mbi jetën e autorit, përmbledhje e romanit, analizë strukturë, analizë personazhesh, problematikat, pjesë të pëlqyera,mesazhe,diskutim.


Organizimi i orës së parë të mësimit ( 45 minuta )


1. Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve: Stuhi mendimi (koha 5 minuta)

Mësimi fillon duke u kërkuar nxënësve të thonë çfarë dinë lidhur mbi “Romanin” si gjini letrare. Plotësohet me përgjigjet nxënësve skema.

Nëse nxënës, sipas niveleve të ndryshme kanë vështirësi për t’u përgjigjur, ndihmohen me plotësimin që bën mësuesi mbi “Romanin”:

Romani është nje vepër e madhe tregimtare që pasqyron një proces të ndërlikuar të jetës, një sasi të madhe të jetës shoqërore në zhvillim e sipër. Në të përshkruhen dhe jepen karakteristika të shumë personazheve, zhvillimi dhe përfundimi i tyre pas zgjidhjes së konfliktit. Romani është vepër e gjatë e gjinisë epike, e shkruar në prozë......Por në një roman ndërthuren të gjitha llojet e gjinive letrare:poezia, drama, eseja, tregimi, novela, peizazhi, njohja psikologjike, morali, politka, filozofia dhe panorama e gjerë jetësore e kohës. Llojet kryesore te romanit jane: aventurier, historik, shoqeror, psikologjik, humoristik, satirik, fantastik, filozofik etj.


2- Të dhëna për jetën dhe veprën e autorit. (koha 5 minuta)

Prezantoj titullin e romanit dhe autorin (i shkruaj në dërrasën e zezë). Një nxënës flet shkurtimisht për jetën dhe veprën e autorit, të cilën po e paraqesim edhe ne shkurtimisht: “Edmondo de Amiçis lindi më 22 tetor 1846 në Onelio dhe vdiq në Bordigera më 11 mars 1908. Pas ndoqi shkollën e mesme në Torino, ai hyri në Akademinë Ushtarake të Modena. Pas një karriere të gjatë ushtarake, iu kushtua veprimtarisë letrare dhe bashkëpunoi me shumë revista të rëndësishme. Midis atyre veprave të tij që mund të përkufizohen si "sociologjike", le të përmendim: "Faqe të shpërndara", "Miqtë", "Mbi oqean", "Romani i një mësuesi", "Mësuesja e punëtorëve" dhe "Karroca e të gjithëve". Ideja e jetës ushtarake, si një metodë të suksesshme të arsimit si rruga e individit ndaj integritetit dhe vetë-kontrollit, gjithmonë do të mbetet shumë i gjallë në De Amiçis, duke sipërfaqësuar në mënyrë të përsëritur në punën e tij. Romani “Zemra” është libri më i njohur i tij për të gjithë grupmoshat. Universitetin e bëri në qytetin e Tirnanes.


3. Përmbledhja e romanit sipas pikave të planit. (koha 13 minuta)

Një nxënës lexon përmbledhjen e romanit sipas pikave të planit. U drejtoj nxënësve pyetjet:

- Cili e ka bërë ndryshe këtë pikë të punës me shkrim?

- Çfarë nuk ka trajtuar mirë shoku (shoqja) në përmbajtjen e romanit?

Përfshihen në diskutim sa më shumë nxënës të niveleve të ndryshme. Pjesëmarrja e sa më shumë nxënësve të niveleve të ndryshme në diskutim, tregon edhe nivelin e leximit të romanit nga nxënësit, i cili relativisht mund të jetë “Dobët”, “Mirë” dhe “Shumë mirë”.


4. Analiza e strukturës së romanit. (koha 13 minuta)

Nxënësve u drejtohen pyetjet:

Cila është “Hyrja” e romanit? Si nisin ngjarjet në të?

- Cili është “Zhvillimi” i ngjarjeve në roman? Në cilën vetë është shkruar romani?

- Cila është “Pika kulminante” në roman?

- Cila është “Zgjidhja” që i ka dhënë autori ngjarjeve në roman?

- Cila është “Mbyllja” që ka bërë autori për ngjarjet që u njohët në këtë roman?

- Pse autori e ka titulluar romanin “Zemër”?

Nxënës të niveleve të ndryshme japin përgjigje për pyetjet e mësipërme duke u mbështetur në fletoret e punës me shkrim. Përfshihen sa më shumë nxënës në diskutim. Bëhet diskutimi i përgjigjeve dhe vlerësohet përgjigjja më e saktë.


5- Analiza e personazheve të romanit. (koha 9 minuta)

Analiza e personazheve të romanit do teë bëhet për cilësitë fizike dhe morale të tyre. Analiza e tyre do të bëhet në dy rrugë:


Rruga e Parë: Merren me radhë personazhet: Enriko (personazhi kryesor), Korreti, Garoni, Votini, Garofi, Nobis, Stardi, Derosi, Prekosi dhe Mësuesi, dhe analizohen ata nga nxënësit për cilësitë e tyre fizike dhe morale.


Rruga e dytë: Tregohen nga mësuesi cilësitë fizike dhe morale të një personazhi dhe, nxënësit duhet të përcaktojnë se për cilin personazh bëhet fjalë. Psh, mësuesi analizon personazhin.... “Është i biri i një farkëtari. Mban një xhaketë të gjatë. Duket shëndetlig. Thonë se e rreh shumë i ati; është shumë i ndrojtur dhe, sa herë që pyet ose prek padashur një shok i kërkon menjëherë ndjesë dhe e sheh me sy të butë e të vrerosur”.

- Cili personazh është ky që citova?

- Nxënësit duhet të përgjigjen: Prekosi.

U drejtoj nxënësve pyetje:

- A njihni njerëz me vese të tilla? A keni ju në klasën tuaj persona të tillë?

– Cili personazh ju ka pëlqyer më shumë? Merren sa më shumë përgjigje nga nxënës të niveleve të ndryshme.

Bëhet diskutimi i përgjigjeve të nxënësve.


Organizimi i orës së dytë të mësimit (45 minuta)


1- Problematikat që trajtohen në romanin “Zemër”. (10 minuta)

Kërkoj nga nxënësit që duke u mbeshtetur te fletorja e punës me shkrim të shprehim problematikat që janë trajtuar në këtë roman. Pasi marr disa përgjigje nga nxënës të niveleve teë ndryshme, pasi bëj diskutimin e tyre me nxënësit, disa problematika të romanit i shkruaj në dërrasë të zezë:

a- Muratori i vogël i cili ishte sëmurë rëndë dhe i kishte humbur shpresat për shërim.Dashuria dhe ndihma e madhe që i dha Garroni filloi ta shëroje atë. (Ndihma e shokut - dorë e fortë për të ecur përpara me besim).

b- Mësuesi i Enrikos nga puna e tepërt u sëmur rëndë. Kur i shkoi Enrikoja për vizitë dhe e pa të shtrirë në shtrat, mendoi se ishte hera e fundit që po e shihte mësuesin e tij.(Dashuria për prindin e dytë, mësuesin, diku më shumë e diku më pak, ekziston në çdo brez nxëneësish).

c- Vdekja e mamasë së Garronit e mërziti shumë atë, e çoi atë drejt vetmisë duke i ndryshuar edhe karakterin. (Nëna është personi që nuk mund ta krahasojmë dhe zëvendësojmë me asgjë në botë).

d- Kriza ekonomike e familjes së Enrikos. Babai i tij detyrohet të largohet në një qytetet tjetër për shkak të ekonomisë së dobët. Ky emigrim brenda vendit i familjes e mërzit shumë Enrikon. (Jeta ekonomike e familjes padyshim që na shqetëson, por këto shqetësime nuk duhet të na bëjnë “tërritur” para kohe).


2- Shprehje dhe thënie që ju kanë bërë më shumë përshtypje. (15 minuta)

Kërkoj nga nxënësit që të lexojnë nga fletoret e punës me shkrim ose direkt nga romani (pasi i kanë shënuar) thënie të ndryshme që u kanë bërë përshtypje nxënësve. Meqënëse në çdo klasë ka nxënës të niveleve të ndryshme, edhe përshtypjet e nxënësve janë sipas niveleve. Kështu që edhe në këtë pikë aktivizohen sa më shumë nxënës. Me qëllim që nxënësit të ndihen përafërsisht “vizitore” të ngjarjeve në roman, kërkoj që në këtë pikë nxënësit, gjatë leximit të thenieve ose pjesëve të pëlqyera, të zbatojnë më saktësi intonacionin.


3- Mesazhet që transmeton romani. ( 10 minuta )

U drejtoj nxënësve pyetjen:

- Cilat janë mesazhet që na përcjell romani?

Marr sa më shumë përgjigje nga nxënësit.

Pas diskutimit, disa mesazhe i shkruajmë në tabelë:

a- Duart e pista janë shenjë e parave të pastra.

b- Të ndihmojmë njeri-tjetrin në kohë të vështira.

c- Shoqëria e sinqertë është më jetëgjata.

d- Zemra e nënës është streha më e sigurtë për njeriun.

e- Të kesh kurajë nuk do të thotë vetëm të përballosh prova të vështira fizike, por edhe morale dhe shpirtërore.


4- Çfarë do të donit të ishte ndryshe në roman dhe pse? ( 5 minuta )

Pasi u drejtoj nxënësve pyetjen e mësipërme marr sa më shumë përgjigje nga nxënës të niveleve të ndryshme. Përgjigjen përmbledhëse për një mbyllje ndryshe të romanit mund ta shkruajmë edhe neë tabelë: “Në këtë roman do të doja të kishte një mbyllje që Enrikoja të mos largohej nga shokët dhe shkolla e tij me “zemër të thyer”(nga paraqitja e kësaj mbyllje autori i ka vënë edhe titullin “Zemër” romanit), por të vazhdonte jetën normalisht në po atë qytet ku kishte lindur, ishte rritur dhe kishte jetuar deri tani”.


5- Vlerësimi: ( 5 minuta )

(Vlerësim përmbledhës për 90 minuta) . Vlerësimi me notë për çdo nxënës do të bëhet duke u bazuar në mesataren e dy notave: 

A- Notë për përgjigjet me gojë të nxënësve gjatë aktivizimit të dy orëve mësimore, të cilat mësuesi i mban shënim në fletoren e tij për çdo nxënës. 

B- Nota për vlerësimin e punës me shkrim në fletoren e çdo nxënësi, të cilat mësuesi i mbledh në fund të orës së dytë për korigjim dhe vlerësimin e tyre me notë. Nota përfundimtare (mesatarja e notës me gojë dhe punës me shkrim) vendoset në regjister.


Detyrë shtëpie: Duke ju referuar dashurisë që kishte Enriko për mësuesin e tij, në fletoren e detyrave të shtëpisë, përshkruani edhe ju një mësues(e) që ka lënë gjurmë në mendjen tuaj. Në përshkrimin e tij (saj) do përqëndroheni në: Emrin, shkollën që ka, qyteti ku banon, pamja e jashtme, karakteristikat shoqërore, pse ju pëlqen? (Sqarohet detyra e shtëpisë). Bashkë me nxënësit vendoset se cili roman do të lexohet nga nxënësit për zhvillimin e leximit jashtë klase të radhës në bazë të planit mësimor.


Punoi: Ilir Braçja, shkolla 9-vjeçare “28 Nëntori” Pekisht, Peqin.

(Portali Shkollor)

110,874 Lexime
6 vjet më parë